Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Pamje të rënda nga spitali i Elbasanit/ Pacienti dergjet i shtrirë në korridor

$
0
0

Nuk dihet përse një person sëmurë është lënë i braktisur në barelë në hyrje të spitalit të Elbasanit, siç tregojnë pamjet më poshtë.

Ndoshta ai mund të mos jetë në rrezik për jetën, ndoshta nuk ka pasur të afërm të interesohen për të, ndoshta dhomat e spitalit kanë qenë të tejmbushura me pacientë që kanë pasur nevojë urgjente për ndihmë mjekësore, por në të gjitha rastet, indiferenca e mjekëve dhe infermierëve, që ecin dhe bisedojnë indiferentë për njeriun që dergjet i pavetëdijshëm pranë tyre, është çnjerëzore.

Askush nuk i jep ndihmën e parë, megjithëse burri qëndron i pavetëdijshëm në korridor, si dëshmia e radhës e degradimit të sistemit shëndetësor.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522