Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Dalin analizat, ekspertiza: Dasmorët në Shijak s’u helmuan nga ushqimi

$
0
0

Analizat toksikologjike kanë rezultuar negative në lidhje me dyshimin për helmim ushqimi të dasmorëve të shtruar pak ditë më parë në spitalin e Durrësit.

Kryeinspektoria e Inspektoriatit Shëndetësor, Xhaneta Saliu deklaroi se fakti që dasmorët janë ndjerë keq, nuk ka të bëjë me helmim të ushqimit.

Sipas saj, Inspektoriati Shëndetësor dhe AKU-ja kanë kryer analizat toksikologjike dhe ka rezultuar që ato të dalin negative. Në këto kushte, pas bllokimit disaditorë, pritet që restoranti të rifilloj aktivitetin e tij.

Pas daljes së analizave toksikologjike ka ardhur edhe reagimi i pronarit të lokalit në të cilin u zhvillua ceremonia martesore. Durim Kapo deklaron se ka mbetur i tronditur nga fakti që dasmorët mund të kishin pësuar helmim ushqimi.

Me garancinë e rezultateve të analizave toksikologjike, Kapo mendon se shkak për përkeqësimin e shëndetit të dasmorëve mund të jetë bërë kondicioneri, i cili ishte graduar disa gradë nën normalen.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë. Pas dasme rreth 13 dasmorë u shtruan në spitalin e Durrësit me diarre, të vjella dhe temperaturë të lartë.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522