Kur flasim për dhembjet e shpatullës kemi parasysh një sindromë i cili manifestohet me dhembje të forta në çdo moment qetësie dhe aktiviteti, pra kemi të bëjmë me një kufi zim të lëvizjes.
Në literaturën ortopedike njihen 5 shkaqe kryesore:
• Periartriti i shpatullës (me dhe pa kalçifi kim)
• Lezionet e tendinave të manshetës rrotatore
• Sindromi i konfliktit
• Kapsuliti adesiv (frozen shoulder)
• Artropatia gleno-humerale
• Sot është e mundur të zgjidhen këto problem në qendrën e fi zioterapisë në Spitalin Amerikan.
Karakteristikë e dhembjes në këtë segment është se ajo përhapet deri në artikulacionin e brrylit. Në shumë raste intensiteti i dhembjes nuk korrespondon me të dhënat imazherike si dhe me gradën e dëmtimit, që në shumë raste mund të jetë i madh por dhembja është e durueshme dhe në raste të tjera dëmtimi mund të jetë i vogël por dhembja e padurueshme.
Kalçifi kime të mëdha periartikulare ose dëmtime serioze të manshetës rrotatore mund të paraqiten pa dhembje. Duke u referuar nga këto të dhëna, tregohet se rehabilitimi i shpatullës është shumë thelbësor sepse jo gjithmonë referimet radiologjike dhe dhimbja korrespondojnë me njëra-tjetrën.
më të thjeshta ditore si veshjen apo krehjen e flokëve. Disa nga simptomat janë si më poshtë:
• dhembje gjatë aktivitetit edhe në qetësi, veçanërisht nëse flihet mbi supin e dëmtuar
• dhembje gjatë ngritjes, uljes së krahut si dhe gjatë lëvizjeve specifike
• dobësi e vështirësi gjatë rrotullimit të krahut
• kërcitje të supit gjatë lëvizjeve të caktuara
Trajtimi Kirurgjikal
Në 50% të pacientëve që trajtohen në mënyrë jokirurgjikale arrihet përmirësimi i funksionalitetit dhe qetësimi i dhembjeve. Trajtimi konservativ kalon në disa etapa, të cilat janë:
• gjatë pushimit mund të përdoren suporte për të mbajtur artikulacionin në pozicion komod.
• modifikimi aktivitetit; të evitohen lëvizje të cilat shkaktojnë dhembje
• AINS; përdorimi i anti-inflamatorëve Jo Steroid për qetësimin e dhembjeve
Rehabilitimi
Rehabilitimi ka një rol thelbësor në shtrim dhe mundëson një kthim të shpejtë në aktivitetet e përditshme. Rekuperimi pas një interventi kirurgjikal është i gjatë por falë një fi zioterapie adekuate (foto) koha e rekuperimit është shumë
më e shpejtë. Në fazën akute është e nevojshme terapia instrumentale e cila bën të mundur reduktimin e simptomave, ku përfshihen:
TEKAR Terapia
Është një pajisje elektro-mjekësore innovative cila përdor radiofrekuencën dhe valët e gjata për të transmetuar një nxehtësi e cila rritet në thellësi të indit që trajtohet.
Ultratingulli
Shfrytëzon vibrimet mekanike të valëve-zanore për të depërtuar në indet më të thella të organizmit duke krijuar efekte mikro-masazhues.
TENS
Konsiston në aplikimin lokal të inpulsit elektrik të alternuar ose të vazhdueshëm ku në fund arrin një efekt terapeutik.
Crioterapia
Përdorimi i akullit në terapin fi zike, parandalon dhembjen, ul edemën.