Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Sëmundja/ Shenjat që ju drejtojnë te reumatologu

$
0
0

Studimet kanë konstatuar alterime të acidit hialuronik, si një përbërës i rëndësishëm i lëngut artikular që gjendet në artikulacione. Këto alterime vihen re në shumë sëmundje reumatizmale ndaj termi ‘reumatizëm’ përdoret gjerësisht

Fillimisht ajo që duhet t’ju drejtojë drejt mjekut është dhimbja. Duke qenë e bezdisur, nuk anashkalohet lehtë nga pacienti dhe e bën këtë të fundit të drejtohet te mjeku. Kjo është një nga simptomat kryesore dhe haset pothuajse në të gjitha sëmundjet reumatizmale nën emërtimet mjekësore artralgji dhe mialgji.

Termi mialgji nënkupton dhimbjen muskulare të lokalizuar në një muskul ose në një grup muskujsh. Artralgjia është dhimbja e kyçeve dhe përshkruhet si një ndjesi e bezdisur që e merr origjinën përreth ose brenda strukturave që ndërtojnë një kyç, ose nga një zonë në distancë nga kyçi.

Ajo mund të shoqërohet ose jo, me ënjtje të indeve të buta që rrethojnë kyçin, ndjenjë nxehtësie, skuqje të lëkurës përkatëse dhe prishje të funksionit të kyçit. Artralgjia ka origjinën nga lloje të ndryshme të dëmtimeve të strukturave të kyçeve, të cilat janë shumë të ndjeshme ndaj dhimbjes, si: cipa veshëse e kyçit (kapsula fibroze), lidhëzat ndërkockore (ligamentet) dhe mbulesa e kockës (peripsti).

Meniskët, kërcet e kyçeve dhe cipa sinoviale nuk janë të ndjeshme ndaj dhimbjes megjithatë si rezultat i deformimeve që pësojnë strukturat e ndjeshme ndaj dhimbjes ne sëmundje të ndryshme, rrugë nervore ende të panjohura mirë, përcjellin ndjesinë e dhimbjes edhe në këto struktura.

Në disa sëmundje, dhimbja që ndien pacienti në një kyç mund të jetë e përhapur (eirraduar) prej një zone apo strukture tjetër muskuloskeletike, siç ndodh shpesh p.sh.: në hernien diskale.

Gjatë raportimit të historisë së sëmundjes te mjeku, pacientët duhet të kujtojnë dhe të vënë në dukje trauma të ndryshme të kaluara përgjatë gjithë jetës, infeksione apo raste të ngjashme te familjarët e tyre. Sipas rekomandimit të reumatologut duhen bërë analizat dhe ekzaminimet instrumentale përkatëse.

Artralgjitë

Ndër shkaqet që japin artraligji janë osteoartrozat, bursiti dhe tendiniti, kolagjenozat (Artriti Reumatoid, Lupusi Eritema toz Sistemik, Polimialgjia reumatoide, Sklerodermia, Dermatomioziti, Panarteriti Nodoz etj.), Artropatitë mikrokristaline (Guta, Pseudoguta); Artriti Sieronegativ (Spondiliti Ankilozant, Sindro mi Rciter, Arlriti Psoriatik, Reumatizma Palin dromike, Artropatia Enteropatike, Artriti Reumatoid Infantil).

Ndërkohë që shkaqet reumatologjike të mialgjisë janë tendiniti dhe peritendiniti, kolagjenozat, spondiliti ankilozat.

Mialgjia

Ndër shkaqet reumatizmale që shkaktojnë sëmundjet infektive (bakteriale dhe virale) janë rakiti, shtypja e nervave periferike, neoplazi të lidhura ose jo me Osteopatinë hipertrofike, endokrinopatitë (hipotiroidizmi, Hipertiroidimi, Akromegalia, Osteomalacia), neuriti periferik (përfshihet Neuropatia Diabetike dhe Anemia Megaloblastike). Po kështu, mialgjia mund të vijë edhe nga ilaçet e marra (pseudoreumatizma nga steroidet, hipokalemia nga diuretikët, sindromi lupik sekondar nga antikonvulsantët, hidralazina, prokainamidi, izoniazidi, antibiotikël, klorokina).

Një rëndësi të veçantë në reumatologji ka njohja e mekanizmave të sistemit imun, pasi shumica e sëmundjeve reumatizmale kanë bazë autoimune, që do të thotë se në këto sëmundje “organizmi ynë lufton vetveten”. Në këtë “luftë”, “ushtarët” janë disa proteina të quajtura antikorpe, të cilat prodhohen nga qelizat e sistemit imun, limfocite B. Tipik është Artriti Rheumatoid. Është e qartë se suksesi në reumatologji është i lidhur ngushtë me njohjen e të rejave në imunologji.

 

Kujdes

-Dëmtimet e lëkurës dhe mukozave, si rënia e flokëve, plagët në gojë dhe në organet gjenitale, nyjet në dhe nënlëkurë, skuqje të lëkurës.

-Dëmtimet e syve, si p.sh.: ndjesia e rërës në sy, kruarja e syve.

-Ndryshimet në gjëndrat limfatike.

-Çrregullimet e zemrës dhe mushkërive.

-Zmadhimi i mëlçisë dhe shpretkës.

-Çrregullimet neurologjike.

-Çrregullimet muskuloskeletike.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Trending Articles