Një 25-vjeçare vdiq nga shoku që i erdhi prej dhimbjes së tmerrshme, pasi anestezia nuk i funksionoi gjatë operacionit për të bërë gjoksin.
Nëna e një fëmije, Katya Klementieva, nga Rusia, e kishte mbajtur operacionin sekret nga i shoqi.
Ajo kishte kursyer rreth 3500 euro për zmadhimin e gjoksit.
Kur i shoqi e pyeti se ku do shkonte, ajo i tha se do bënte diçka të vogël, diçka për femrat.
Por ajo humbi jetën gjatë operacionit.
Familja kërkoi një hetim dhe ekspertët arritën në përfundimin se viktima ishte në gjendje të ndjente gjithçka, por nuk u fliste dot mjekëve.
Nëna e viktimës tha: “Ekspertët na treguan se ajo mund të ndjente gjithçka, por nuk thoshte asgjë gjatë operacionit”.
Klinika tani duhet të paguajë rreth 32 milionë euro dëmshpërblim për familjen.