Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Shkencëtarët e kërkojnë zgjidhjen për kancerin tek… elefantët

$
0
0

elefantetElefantët kanë një sistem të përmirësuar mbrojtje ndaj kancerit, çka parandalon tumoret që të krijohen.

Kjo është arsyeja përse shkencëtarët po përpiqen që të gjejnë zgjidhjen kundër kancerit tek elefantët.

Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Jutah në SHBA thonë se po gjejnë mënyra për të parandaluar sëmundjen që po bën kërdinë.

Sipas parimit sa më shumë qeliza të kesh, aq më shumë ke shans të prekesh nga kanceri, elefantët duhej të ishin 100 herë më të ekspozuar se njerëzit.

Por vetëm 5 përqind e elefantëve ngordhin nga kanceri, ndërkohë që 25 përqind e njerëzve vdesin nga kjo sëmundje, raporton BBC.

Shkencëtarët amerikanë kanë studiuar ADN-në e elefantëve.

Sipas tyre, këto kafshë kanë disa ‘alarme’, që zbulojnë problemin më herët dhe bëjnë që qeliza e dëmtuar ose të riparohet, ose të vritet përfundimisht.

Një nga këto alarme quhet TP53.

Ndërsa njerëzit kanë vetëm një gen të tillë, elefantët kanë 20.

Por profesor Mel Greaves nga Instuti i Kërkimeve për Kancerin në Londër thotë se këto janë studime absurde.

Sipas tij, sistemi mbrojtës tek njeriu është njësoj si tek shimpanzeja, por këto të fundit preken shumë rrallë nga kanceri.

Ai thotë se duhet të heqim dorë nga jetesa e pashëndetshme.

Obeziteti dhe banjot e diellit janë një problem i madh.

“Nuk ke shans të shohësh një elefant duke pirë duhan”, thotë ai.

Menopausa është një faktor tjetër se përse njerëzit nuk mbrohen më mirë nga kanceri.

Elefantët kanë suksesin më të madh riprodhues në fund të jetës, ndërkohë që njerëzit kalojnë disa dekada në menopauzë.

Kjo do thotë se ka shumë pak presion evolucionar mbi njerëzit për të gjetur mënyra për të parandaluar kancerin në moshë të madhe.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Trending Articles