Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i ka hedhur benzinë flakës, teksa thotë se Shqipëria mund të jetë në prag skandali pasi qumështi që shitet në Shqipëri përmban një substancë kancerogjene.
Ai i referohet një raporti jozyrtar, por paniku mes qytetarëve është shumë i madh.
A duhej të fliste Panariti me tone të tilla?
Kjo mbetet për t’u parë, por çështja e ushqimit që konsumojnë mbetet më e përfolura kudo.
Sikur të mos mjaftojnë fjalët, mediat sensacionale i japin jetë dyshimeve se ushqimi po na vret.
E përditshmja më e madhe në Britani, Daily Mail, në një kryeartikull të saj ditën e premte shkruan se një amerikan është shëruar nga kanceri pasi vendosi të kthehet tek dieta vegane.
Për ata që mund të mos e dinë, veganët, ndryshe nga vegjetarianët, nuk konsumojnë jo vetëm mishin, por të gjitha produktet e kafshëve.
Rob Mooberry, tashmë 43 vjeç, ishte në shkallën e katërt të kancerit kolorektal, por jeta e tij ndryshoi përgjithmonë.
Mjekët i kishin dhënë pak javë jetë, por ai vendosi t’i bëjë detoks trupit të tij.
Mooberry thotë se nisi dietën vegane në vitin 2012, sipas modelit të Tom Brady.
Kur bëri skanimet në vitin 2013, kanceri i tij ishte reduktuar me 80 përqind.
Ai refuzoi më tej trajtimin dhe tani po feston pesë vite pa kancer.
Ish-ministri Panariti: Qumështi në Shqipëri me lëndë kancerogjene?