Ju jeni një individ social dhe i hapur, i cili gjithashtu ka edhe një mendje të mprehtë. Në termat e profesionit, moto juaj është: “Mate atë tri herë, prite një herë.” Ju i analizoni problemet që nga pika e parë deri tek e fundit, dhe bëni zgjidhje ideale.
Thonjtë e gjerë dhe të sheshtë
Ju keni një personalitet të arsyeshëm. Ju mendoni mirë para se të flisni, dhe njerëzit ju dëgjojnë me vëmendje kur ju e shprehni mendimin tuaj – sidomos ata të cilët rregullisht e kërkojnë mendimin tuaj, transmeton lajmi.net.
Thonjtë e shkurtër dhe në formë rrumbullake
Ju jeni një person i zjarrtë dhe krijues. Ju keni një mendje të ndritur dhe njerëzit kënaqen duke u shoqëruar me ju. Ju gjithmonë kujdeseni për njerëzit e dashur. Ju jeni një aventurier dhe refuzoni të ndaleni para se të merrni atë çfarë dëshironi. Jeni një person i vendosur dhe këmbëngulës – edhe pse disa njerëz mendojnë se jeni kokëfortë!
Thonjtë e pabarabartë dhe të shkurtër
Ju jeni një person jashtëzakonisht emocional dhe i mençur. Thonjtë tuaj janë në këtë formë ndoshta për shkak që ju i kafshoni ata. Ju kujdeseni për miqtë e vjetër por gjithashtu keni dëshirë të bëni miq të rinj. Ju jeni të qetë edhe kur jenë të zemëruar! Jeni një person i ndershëm, i cili gjithmonë e tregon të vërtetën.
Thonjtë e mëdhenj dhe në formë drejtkëndëshe
Ju jeni i përgjegjshëm, i vlefshëm dhe një udhëheqës i mirë. Njerëzit të besojnë dhe e dinë se mund të llogarisin në ty në çdo kohë. Ju jeni konstruktiv dhe jeni të aftë për organizime të mëdha.
Thonjtë trekëndësh
Ju jeni një person i patrembur dhe këmbëngulës. Ju pranoni çdo detyrë që ju jepet. Motoja juaj është: “Punoni me lehtësi, mos shpenzoni shumë kohë duke u përpjekur.
Thonjtë e gjatë me formë ovale
Motoja juaj është: “Nëse punon, punon. Nëse pushon, pushon.” Ju keni një mendje kreative, dhe njerëzit mbështeten në ju për t’u qetësuar. Ju i evitoni gjërat e mërzitshme dhe gjithmonë kërkoni ide të reja dhe kreative. Ju thjeshtë e dini se si të qëndroni të lumtur!