Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Gripi pushton Shqipërinë: Ja si ta luftojmë me ushqime

$
0
0

Mijëra njerëz janë prekur nga virusi i gripit, ndërkohë që ishte paralajmëruar se ditët e para të janarit do ishin të vështira. Instituti i Shëndetit Publik ka paralajmëruar se në vend po qarkullon virusi gripal B. ISHP thotë se njerëzit janë në kohë për të bërë vaksinat. Sipas ISHP, virozat po shkaktojnë edhe infeksione. Temperaturat e ulëta, por edhe mungesa e rrezeve të diellit janë dy faktorët që ulin rezistencën dhe dobësojnë sistemin imunitar. Për gazetën “Mapo” dietologia Blerina Bombaj tregon ushqimet që luftojnë ftohjen dhe gripin, arrijnë të forcojnë imunitetin, luftojnë mikrobet dhe zbusin shenjat e ftohjes dhe gripit

Thuhet se ne jemi çfarë hamë, ndaj dhe një ushqyerje e shëndetshme mbron trupin tonë. Madje shumë herë nuk kuptohet rëndësia e konsumimit të ushqimeve të shëndetshme deri sa sulmohet sistemi ynë imunitar dhe sëmuremi. Veçanërisht gjatë këtyre ditëve me temperatura të ulëta dhe mungesë të rrezeve të diellit, ku trupi ynë duket se është më i ndjeshëm dhe ka nevojë për më shumë ushqime që ndihmojnë rezistencën dhe rrisin energjinë trupore. Për gazetën “Mapo” dietologia Blerina Bombaj tregon ushqimet që luftojnë ftohjen dhe gripin, arrijnë të forcojnë trupin tonë veçanërisht gjatë stinës së dimrit, e cila stimulon shfaqjen e virozave të ftohjes dhe gripit. “Arsye nuk janë vetëm temperaturat e ulëta por edhe mungesa e rrezeve të diellit. Këto dy faktorë ulin rezistencën dhe dobësojnë sistemin imunitar. Konsumi i rregullt i disa ushqimeve na ndihmon të rrisim forcën e trupit për të luftuar patogjenet sezonale” -shpjegon dietologia. Ndaj dhe për këtë arsye, Bombaj liston ushqimet të cilat janë të pasura në minerale, vitamina dhe fitokimikate, të cilat ndihmojnë eliminimin e mikrobeve, forcojnë imunitetin dhe ulin inflamacionin dhe simptomat e zakonshme të gripit.

Si të parandalojmë sëmundjet virale të dimrit

Duke ngrënë ushqime të papërpunuara (si p.sh. farat e susamit, selino, fasule, bajame, kashius, drithëra të plota, fara luledielli dhe kungulli, kakao), mund të bëjnë mrekulli për organizmin tonë në saje të përmbajtjes së lartë në mineralin Zink. Ky mineral ka veti të konsiderueshme antibakteriale, antimykotike dhe përforcuese për imunitetin, duke e bërë një aleat të përsosur kundër sëmundjeve sezonale.

Forconi organizmin me “super-ushqime”

Zarzavatet si brokoli, qepët, hudhrat, domatet, karotat, lakra e bardhë, spinaqi dhe kërpudhat janë ato që na ofrojnë ekstra-mbrojtje gjatë stinës së dimrit. Duke i ngrënë këto zarzavate sa më pak të gatuara ose dhe krejtësisht të freskëta do të përfitonim maksimumin e vlerave të tyre ushqyese. Nga frutat preferoni limonët, portokallet, qitro, bananet dhe kumbullat vishnje. Për gatimet tuaja preferoni erëza si rigoni, xhinxheri, kajeni dhe kanella.

Pijet që forcojnë mbrojtjen ndaj sëmundjeve

Duke pirë lëng limoni të shtrydhur ose çaj ndihmon në ekuilibrimin e ph-ashit në gjak. Një ambient acid është shumë i favorshëm për mikroorganizmat patogjene dhe zhvillimin e mykut. Pini mjaftueshëm ujë natyral për të lehtësuar punën e veshkave në largimin e toksinave dhe preferoni çajin jeshil pa sheqer gjatë ditës për të qenë në formë. Vitamina D është e famshme për rëndësinë e saj jetike në mirëmbajtjen e kockave dhe përthithjen e kalciumit. Më pak të “famshme” janë vetitë e saj në mbrojtjen ndaj ftohjeve dhe gripit. Kjo vitaminë merret kryesisht nga rrezet e diellit. Ajo është e kufizuar në ushqime, megjithatë kërpudhat e përmbajnë në sasi të kënaqshme.

“Echinacea”

Është një lule e ngjashme me Margaritën, por ka ngjyre rozë. Kjo bimë ka efekte mbrojtëse të provuara shkencërisht. Ajo përdoret në lëngje për përforcimin e imunitetit dhe kundër dhimbjeve. Gjendet në farmaci në formë shurupi ose tabletash dhe ka efekt të dukshëm në uljen e kohës së gjendjes gripale, sidomos nëse merret sapo të shfaqen simptomat e gripit ose ftohjes. Për sasinë referohuni në udhëzimet që shoqërojnë produktin.

Receta shtëpie

Mjaltë me limon: Një lugë mjaltë është përdorur ndër shekuj për të qetësuar fytin e acaruar. Duke i shtuar dhe një gjysmë limoni të shtrydhur ndihmon në shpërbërjen e mukozës në grykë.

Avuj kamomili: Jo vetëm çaji i kamomilit, por edhe avujt e tij në zierje e sipër mund të ndihmojnë në qetësimin e rrugëve të frymëmarrjes. Çaji i kamomilit ndihmon tretjen dhe gjumin.

Çaji i mentes ul temperaturën e lartë: gjethet e mentes mund të hidhen në çajin e malit dhe ndihmon në uljen e temperaturës, por edhe për pastrimin e sinuseve.

Çaj xhinxheri: xhinxheri është një bimë aziatike e ngjashme në ngjyrë me pataten. Ajo gjendet lehtë edhe në tregun tonë. Çaji i xhinxherit ose përdorimi i tij i rregullt në gatime të ndryshme është shumë i dobishëm për organizmin tonë.

Kos me probiotikë: probiotikët janë mikroorganizma që përmirësojnë dhe forcojnë shëndetin e aparatit tonë tretës. Në mjekësi ka shumë zëra që mbështesin teorinë së imunitetit dhe shëndeti fillon nga zorra! Duke pasur një aparat tretës të shëndetshëm është shumë e vështirë të mundemi nga virozat dhe mikrobet e ndryshme që na vijnë rrotull në stinën e dimrit.

Shmangni këto ushqime

Armiku kryesor i sistemit tonë imunitar duket se është sheqeri! Është mirë të kufizoni sasinë e sheqerit dhe ushqimeve që janë përgatitur me të.

Këshilla:

Mos neglizhoni respektimin e një regjimi të rregullt për sa i përket jo vetëm ushqimit, por edhe fjetjes. Gjumi është një faktor vendimtar në mirëqenien tonë shëndetësore. Gjatë orëve të gjumit trupi ynë aktivizon mekanizma, të cilët mbajnë funksionin imunitar në formë. Lëvizni më shumë në këmbë. Kontrolloni stresin….. nëse mundeni dhe sa të mundeni!

Ushqimet në shportën e janarit

Selino: E pasur me vitaminë B1, C dhe K, Acid folik dhe Kalcium. Përmban flavonoide, të cilat mbrojnë qelizat nga oksidimi, duke penguar zhvillimin e veprimtarive kancerogjene. Vitamina C së bashku me flavonoidet forcojnë imunitetin. Ka veti diuretike dhe përmban substanca të veçanta që mbrojnë kundër episodeve cerebrale!

Rrënja e selinosë mund të konsumohet e freskët e grirë nëpër sallata, për aromë në supa ose e zier pak dhe e bërë pure.

Shtrydhni selino për të ulur tensionin e lartë të gjakut!

Këshillë: selinoja mund të veprojë si shkarkues nëse pini lëngun që ajo lëshon në ujë të vluar! Por akoma më mirë ajo vepron kur e shtrydhni siç është.

Kombinoni: selino, karotë, mollë, limon dhe pijeni në mëngjes!

Kujdes: selinoja duhet të rritet pa pesticide pasi ajo i përthith shumë në brendësi dhe ju ngarkon organizmin me to.

Çfarë duhet të hanë fëmijët për t’u mbrojtur nga virozat


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522