Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Avazi i radhës…/ Ndryshon shërbimi mjekësor në Tiranë, vizita te specialisti do planifikohet online

$
0
0

Shërbimi mjekësor në kryeqytet ka filluar të ndryshojë. Sipas sistemit të ri, vizita tek mjeku specialist do të bëhet me planifikim online.

Këtë e ka njoftuar kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë një inspektimi në Qendrën e re Shëndetësore në Laprakë.

Sipas kryeministrit Rama, sistemi i referimit elektronik për shërbimin te mjeku specialist lehtëson shërbimin nga burokracitë.

Edhe në këtë qendër, sikurse në 36 qendrat shëndetësore të Tiranës dhe rrethinave, si dhe në 4 poliklinikat e specialiteteve në Tiranë, ka nisur të funksionojë ky sistem i ri, i cili mundëson që vizita te mjeku specialist të rezervohet online për pacientin nga mjeku i familjes dhe nuk do të jetë më e nevojshme që pacienti të sorollatet me letra në dorë e vula pa fund për të kryer një vizitë të specializuar.

Ogerta Manastriliu: Në të 36 qendrat shëndetësore në Tiranë edhe në 4 poliklinikat e specialiteteve për herë të parë kemi përfshirë një sistem të ri, referimin elektronik dhe ekzaminimin elektronik. Tani qytetarët shmangin radhët e gjata të pritjes te mjeku specialist duke vendosur nëpërmjet sistemit elektronik orën, datën e vizitës dhe sigurisht ndihmon mjekët për të pasur aktivimin e të gjithë diagnozës së pacientit dhe shërbimet që ofron.

Mjeke: Pacienti paraqitet me kartën e shëndetit. Në kartën e shëndetit është e shkruar ID, menjëherë fitet ne sistem ID, në momentin që futet ID dalin të dhënat e pacientit. Shkruajnë të gjitha ankesat e pacientit, institucionin në të cilën zgjidhet, është poliklinika, në rastin tonë e specialiteteve Nr. 3, zgjidhet specialiteti alergologu, pyetet pacienti për ditën dhe orën kur do pacienti. Në këtë rast, datën e nesërme dhe fashën 08:00-10:00.

Ministrja Manastirliu: Ndërkohë ky rezervim mund të bëhet direkt në portalin E-Albania për të gjithë qytetarët e interesuar për të lënë një takim me mjekun specialist. Ndërkohë në bazë të sistemit të referimit mjeku i familjes mund të kryejë llogari të pacienteve këtë rezervim online.

Investimet në këtë sektor synojnë përmirësimin e infrastrukturës së qendrave shëndetësore, pasi kjo “është parësore për ofrimin e shërbimit me standardet që meritojnë qytetarët”.

Ministrja Manastirliu: Ne kemi filluar programin e investimit në 300 Qendra Shëndetësore në 4 vite. Këtë vit fillojmë 80 qendrat e para në të gjithë Shqipërinë, në mënyrë që Qendrat Shëndetësore, që janë dhe porta e parë e shërbimit për qytetarët, të kenë standarde dhe kushte sa më të mira për të ofruar sigurisht dhe një gamë dhe larmi shërbimesh për pacientet dhe qytetarët.

Kryeministri Edi Rama: Është e vetmja rrugë që të lehtësohet i gjithë shërbimi në spitale dhe që të ndahet shërbimi parësor me nevojat e menjëhershme të njerëzve me shërbim më të specializuar pastaj në qendrat e mëdha spitalore, se ndryshe do ishte e pamundur që të bëhet edhe njëra dhe tjetra dhe s’bëhet tamam as njëra as tjetra. 300 do bëjmë në këto 4 vjet.

KRYEMINISTRI RAMA DHE MINISTRJA E SHENDETESISE INSPEKTOJNE QENDREN E RE SHENDETESORE NE LAPRAKE
Lapraka, njësia administrative e Tiranës me 70 mijë banorë, ka tashmë një Qendër Shëndetësore të standardeve bashkëkohore, ku ka nisur të funksionojë edhe sistemi i referimit elektronik. Me anë të një financimi prej 230 mijë eurosh, falë bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Save the Children, kjo qendër është zgjeruar dhe pajisur me aparaturat e nevojshme, duke sjellë edhe shërbime të reja deri dje jashtë kushteve minimale, siç shërbimi i konsultorit të fëmijëve, tek shërbimet obstretike-gjinekologjike dhe ndjekjes së fëmijës.

Qendra është pajisur për herë të parë edhe me aparatura të reja dhe mjetet obstetrike-gjinekologjike bashkëkohore, të cilat mungonin krejtësisht. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, inspektuan Qendrën e re.

Ministrja Manastriliu:
 “Është një qendër që ofron edhe shërbime plus për nënën dhe për gruan shtatzënë. Në fakt kemi një eko të re, e cila është instaluar pranë kësaj qendre, nuk ka qenë më parë dhe sigurisht, një shërbim i ri që ofrohet pra për nënën gjatë ndjekjes së shtatzënisë, por gjithashtu dhe me kushte standarde bashkëkohore ndjekjen e fëmijës.

Mjeke: Unë kam mbi 10 vjet këtu. Ndryshimi s’ka të krahasuar.

Kryeministri Edi Rama:
 Ishte në gjendje të keqe shumë. Ndërkohë që tani është një strukturë që bën goxha parapritë.

Mjek: Kanë qënë tre mjekë dhe 7 infermiere në një dhomë dhe aneks, tre mjekë vizitonin, plus vaksinimi në atë dhomë. Ka qënë në kushte shumë të vështira.

Mjek:
 Është diametralisht e kundërt dhe me standarde shumë bashkëkohore dhe me të gjitha pajisjet e domosdoshme për një specialist.

Mjeke:
 Ky shërbim është për herë të parë në poliklinikën tonë se nuk e kemi pasur më përpara eko gjinekologjike dhe obstetrikale. Kjo shërben për të ndjekur gratë shtatzëna, zhvillimin e barrës hap pas hapi plus edhe eko ekologjike për urgjencat e ndryshme plus që është dhe portative që ndonjë urgjencë që mund të ketë ndonjë grua shtatzënë që s’lëviz nga shtëpia, mund ta marrim dhe ta ekzaminojmë në shtëpi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522