“Mos dil në shi se do të ftohesh”, është kjo një ndër frazat që kemi dëgjuar shpesh nga prindërit.
Madje kanë qenë të shuma këshillat mbi shëndetin që kemi marrë nga prindërit por i kemi konsideruar si klishe dhe i kemi neglizhuar.
Por disa prej tyre janë mëse të vërteta.
Një mollë në ditë të mban larg nga doktori. Një mollë çdo ditë mund të reduktojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës apo infarktet me rreth 12 përqind. Gjithashtu molla përmban antioksidantë që rrisin imunitetin e trupit. Gjithashtu molla ul rrezikun e sëmundjes së kancerit të prostatës. E pra, nuk qenka dhe aq klishe sa duket pasi molla me të vërtetë që mban mjekun larg!
Mos dil në shi se do të ftohesh. Të qendrosh jashtë në shi mund të rrisë rrezikun e prekjes nga të ftohtit, thotë një studim i kryer nga Universiteti i Kardifit. Sipas studimit personat që lagen në shi kanë 33 përqind më shumë mundësi që të ftohen. Nuk dihet shkaku apo lidhja e drejtpërdrejtë, por është fakt që shiu shkakton ftohje.
Ke të vjella në mëngjes? Është vajzë! Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Uashingtonit 80 përqind e femrave që kanë të vjella të shpeshta kur zgjohen në mëngjes ka mundësi që të jenë shtatzëna me një vajzë.
Ha banane të bësh një djalë! Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Oksfordit nëse hani banane keni më shumë mundësi që të bëni një djalë. Banania ka përmbajtje të lartë kalciumi i cili rrit konsiderueshëm mundësinë që të bëni një djalë.
Numëro delet që t’iu zërë gjumi. Të numërosh apo të bësh diçka tjetër të mërzitshme mund t’iu ndihmojë që t’iu zërë më shpejt gjumi. Sipas studiuesve kjo prodhon një mendje të qetë duke bërë që truri të jetë më i predispozuar për të fjetur.
Hani karrota të shikoni në errësirë. Karrotat janë të pasura me beta-karoten e cila më pas kthehet në vitaminë A. Vitamina A ndihmon që të kemi një shikim të mirë edhe natën, thotë një profesor nga Universiteti i Sauthempton.
Mos ha ushqimin e rënë përtokë, të sëmur. Kjo është shkencërisht e vërtetë pasi në dysheme mund të gjenden miliona bakterie që mund të shkaktojnë sëmundje nga më të ndryshmet.