Testi i “realitetit virtual” ndihmon në zbulimin e sëmundjes Alzajmerit disa dekada përpara shfaqjes së saj. Personave nga mosha 18-30 vjeç iu kërkua të kryejnë këtë test për të vëzhguar funksionin e disa qelizave të trurit.
Sipas neuroshkencëtarëve gjermanë, të gjithë ata që janë të rrezikuar nga Alzajmeri mund të identifikohen nga rezultatet.
Zbulimi i publikuar në revistën “Shkenca”, mund të ndihmojë në kërkimet e ardhshme, në përcaktimin e diagnozës dhe kurimin e sëmundjes.
Grupi i shkëncetarëve i drejtuar nga Lukas Kunz, i Qendrës Gjermane për Sëmundjet Neurodegjenerative në Bon, tha se: “grupi, që rrezikohej më shumë nga sëmundja, navigonte krejt ndryshe në lojën virtuale, gjatë të cilës një lloj i caktuar i qelizave të trurit zvogëlonin funksionin e tyre”.
Doktoresha Laura Fips e “Qendrës Kërkimore për Alzajmerin” tha se, studimi i fundit, përqëndrohet tek të rinjtë e shëndetshëm, që paraqesin rrezikshmëri të lartë gjenetike për sëmundjen, duke shfaqur probleme në navigimin hapsinorë, përpara nisjes së sëmundjes./Tv Klan/