Qeveria shqiptare ka zhvilluar nje tender per te dhene me koncesion sherbimin e dializes. Plot 86 milione dollare do te perfitojne nje kompani nga Berati(e cila sipas BIRN zoteronte nje bar kafe deri ne vitin 2014) ne bashkepunim me Spitalin Amerikan.
Per ta bere ceshtjen pak me personale. Meqe ka patur nje fluks te madh emigrimi, ne besojme se nuk kane mbetur me shume se 2.6 milione shqiptare. Qe i bie se ky koncesioni do na kushtoje rreth 33 USD per koke. Nese nje familje e llogarisim me nje mesatare prej 4 personash, atehere i bie qe ne do te paguajme 132 USD per familje.
132usdx124=16.368 leke te reja ose 163mije te vjetra. Sherbimi i dializes eshte nje sherbim qe i ofrohet nje numri shume te kufizuar pacientesh. Gjithashtu ky eshte nje sherbim qe ofrohet sot ne spitalet tona. Jane bere me dhjetra miliona euro investime, po nga parate tona per ta mundesuar kete sherbim. Ka patur investime te BE me projekte te posacme. Nese sherbimi nuk ofrohet, kjo nuk vjen si pamundesi, po si padeshire.
Pra 163mije leke te vjetra per familje jo per pacientet, por vetem e vetem qe nje grusht njerezish te fshehur mbas tenderave e procedurave, mbas politikes dhe partive, mbas pazareve dhe matrapazeve, te perfitojne 86 milione usd.
163mije leke te vjetra per familje./Nisma Thurje