Atij i dhimbte koka sikur të ishte në ferr.
Por kur u dërgua me urgjencë në një spital në SHBA, mjekët zbuluan se Luis Ortis kishte në tru diçka shumë të çuditshme.
Bëhet fjalë për një shirit- krimbin parazit që zakonisht jeton në sistemin e tretjes.
26-vjeçari kishte humbur disa herë ndërgjegjen dhe nëna e tij e dërgoi në spital.
Edhe pse dhimbjet i kishin filluar që në gusht, ai nuk ishte kujdesur që të vizitohej.
Mjekët thanë se larva ishte vendosur si një tapë dhe pengonte qarkullimin e lëngjeve mes dhomave të trurit.
Nëse do ishte vonuar edhe pak, studenti mund të kishte vdekur.
Operacioni doli me sukses, por mjekët ende nuk e dinë se si përfundoi ai krimb në tru.