Image may be NSFW.
Clik here to view.Fëmijët, të cilët shihen si të preferuarit e mamasë së tyre, kanë më shumë gjasa që të vuajnë nga depresioni kur rriten.
Kështu thuhet në një studim të Universitetit Purdue në Indiana, SHBA.
Profesoresha Jill Suitor, drejtuese e studimit, thotë: “Ka kosto për atë që mendohet se janë më pranë emocionalisht me mamatë e tyre. Këta fëmijë kanë më shumë shanse të shfaqin simptoma depresive”.
Akademikët kanë studiuar të dhënat e 725 personave, me një moshë mesatare prej 49 vjeç.
Shkencëtarët kanë zbulur se ata që mendonin se ishin më pranë mamave të tyre, ishin më pak miqësorë me fëmijët e tjerë.
Një studim i mëparshëm nga Universiteti i Kalifornisë ka zbuluar se 65 përqind e nënave dhe 70 përqind e baballarëve kanë preferencë të veçantë për një fëmijë të tyre, në krahasim me fëmijët e tjerë.