Infeksioni me një specie të veçantë krimbi parazit rrit pjellorinë tek femrat, thonë shkencëtarët.
Një studim me 986 gra indigjene në Bolivi ka treguar se infeksioni me krimbin ascaris lumbricoides bënte që ato të lindin dy fëmijë më shumë.
Shkencëtarët, në studimin e publikuar në Science, thonë se krimbi i zorrëve ndryshon sistemin imunitar duke bërë që femrat të mbeten më lehtësisht shtatzëna.
Ekspertët besojnë se përfundimet e studimit do hapin rrugën për të gjetur ilaçe për pjellorinë.
Gratë e fisit Tsimane në Bolivi lindin mesatarisht nëntë fëmijë.
Dhe 70 përqind e popullsisë është e prekur nga infeksioni i krimbit askarid.
Por nga ana tjetër, të ashtuquajturit krimba-çengel, disa parazitë që jetojnë në zorrët e njeriut, kanë efektin e kundërt, duke ulur mundësinë për të bërë fëmijët.
Shkencëtarët thonë se mund të sugjerojnë përdorimin e krimbave për të shtuar pjellorinë tek femrat, por do duhet të bëjnë edhe disa testime të tjera.