Mund të mos habisë askënd por sëmundjet e mutacioneve mund të prekin edhe lulet dhe kjo është parë te disa lule-dele mutante që janë parë të rriten pranë centralit bërthamor të Fukushimës në Japoni.
Katër vjet pas fatkeqësisë së rëndë që preku centrifugat e gjashtë reaktorëve bërthamorë pas një tsunami, zona është ende e prekur nga radioaktiviteti që u çlirua pas tragjedisë.
Lulet me mutacion u fotografuan nga japonezi Sain Kaidu që jeton në qytetin e Nasushiobara, rreth 110 km larg centralit bërthamor.