“Jepe me koncesion dhe furnizimin me ujë në QSUT, o Ilir Beqaj!”
“Eshte institucion jetik spitali, or bablok!”.
Me këto fjali e komentonte mjekja Anika Dokle gjendjen e mjerueshme në qendrën më të madhe spitalore në vend, në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, ka kohë që është rebeluar ndaj “Rilindjes”, e cila sipas saj nuk përfaqëson mendimin e shumicës së socialistëve.
Pak më herët përcollëm një denoncim, ku dukeshin njerëz me bidona me ujë që ua çonin të afërmve brenda në spital, për shkak të mungesës së ujit.
Një qytetar denoncoi se pacientët nuk mund të operoheshin për shkak të mungesës së burimit jetik.
Nga përshkrimet dhe fotot, duket sikur po flasim për një spital në Aleppo të Sirisë së bombarduar dhe jo të një kryeqyteti që mbytet me dy pika shi…
“Thuaj që nuk jemi vend i çuditshëm! Ra shi 24 orë dhe njerëzit sot kërkojnë….ujë?!”, – shkruan ndërkohë në FB, Lutfi Dervishi.