Situata e fundit në Qendrën Spitalore Universitare, ku mungon uji, ka shtuar zemërimin në rrjet.
Megjithatë prej kohësh, kritikat ndaj qeverisë për çështjen e shëndetësisë nuk mungojnë.
Ato nisin prej faktit që kjo qeveri ka premtuar shëndetësi falas, madje Edi Rama akuzonte kundërshtarin e tij në fushatë për këtë qëllim.
Jeta Osh Qef ka risjellë këtë video, për të kujtuar premtimin e Edi Ramës, që shprehet se do e zgjidhin me urgjencë çështjen e shëndetësisë falas.
“Për të qeshur me lot,” ironizon portali.