Një adoleshente vari veten në një pemë pasi nisi të vuante nga reagimi alergjik ndaj Wi-Fi.
Britanikja Jenny Fry kishte dhimbje të forta koke, lodhje dhe probleme me fshikëzën për shkak të asaj që njihet si hiperndjeshmëria elektrike.
Një hetim për vdekjen e saj zbuloi se 15-vjeçarja i kishte këtu simptoma për shkak se ishte alergjike ndaj lidhjeve wireless të internetit në shkollën e saj.
Trupi i saj u gjet në një pemë pranë shtëpisë.
Më herët ajo i kishte dërguar një mesazh një mikeshe, duke i thënë se nuk do vinte në shkollë.
Adoleshentja kishte nisur të shfaqte shenjat e alergjisë së rrallë që në vitin 2012.
Edhe pse në shtëpi nuk e përdornin, në shkollë Wi-Fi përdorej.
Mamaja e saj thotë se ajo kishte shumë vështirësi në shkollë për shkak se nuk përqendrohej dhe nuk i bënte detyrat.
“Ajo e merrte shkollën shumë seriozisht,” thotë mamaja.
Tani prindërit e saj po bëjnë fushatë që të hiqen rrjetet Wi-Fi nga shkollat dhe kopshtet.
Po ashtu, ata kërkojnë që qeveria të shpenzojë më shumë fonde për këtë alergji me pasoja të rënda.
“Ne nuk jemi kundër teknologjisë, por shkollat duhet të ndërgjegjësohen se disa fëmijë janë sensitivë dhe të reduktojnë përdorimin e Wi-Fi”.