Mënyra më e mirë për të ruajtur domatet të freskëta është duke mos i futur në frigorifer, paralajmërojnë ekspertët.
Sipas shkencëtarëve, nëse domatet qëndrojnë në frigorifer, edhe pse zgjasin më shumë, humbasin shijen dhe aromën.
Shumë njerëz në mbarë botën preferojnë t’i mbajnë domatet në frigorifer.
Por shkencëtarët e laboratorit amerikan të hortikulturës thonë se ky është një gabim.
Sipas tyre, përgjatë 50 viteve të fundit e kemi dëmtuar kaq shumë domaten, duke e vendosur në vende të ftohta.
Si pasojë, shumë njerëz ankohen vazhdimisht se ajo ka humbur shijen dhe aromën.
Jinhe Bai tha se përgjatë pesëdhjetë viteve të fundit, domates i janë zhdukur përbërësit që garantojnë shijen dhe aromën.
Kjo do të thotë se domatja i bashkohet listës së qepëve, patateve dhe bukës, që nuk duhet të mbahen në frigorifer.
Po ashtu edhe procesi i zhytjes së domateve në ujë të nxehtë për t’u hequr lëkurën, ka të njëjtin efekt, duke zhdukur shijen e aromën.