Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Video: Droga më vdekjeprurëse në botë, brenda kuzhinës së “Krokodilit”

$
0
0

drogaRreth një dekadë më parë, doktorët rusë nisën të vërenin plagë të çuditshme në trupat e disa të varurve nga droga  – pjesë të lëkurës që nxiheshin dhe ngurtësoheshin, duke u bërë si lëkura e krokodilit – nëpër spitalet e Siberisë dhe në ekstremin lindor rus.

Nuk iu desh shumë që ta zbulonin arsyen: pacientët kishin nisur të injektonin një drogë të re që ata e quanin, sikurse pritej, “krokodil”. (Disa të dhëna bëjnë të mendohet se emri mbërriti nga një prej kimikatëve përbërës të drogës, alfa-klorokodidi).

Video që shfaq efektet e drogës “lëkurë-ngrënëse” – e pagëzuar me emrin dezomorfinë kur u shpik për qëllime mjekësore në vitin 1932 – po bën bujë në rrjet.

Se fundmi janë përhapur disa histori alarmuese se droga-monstër mund të përhapet në shkallë të gjerë edhe në Shtetet e Bashkuara shkruan prestigjozja Time.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522