Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Licencimi: Emrat e farmacistëve dhe stomatologëve që do të testohen

$
0
0

protesta-e-mjekeveAgjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar listën e kandidatëve të mjekësisë që do të hyjnë në provimin e shtetit mesin e javës që vjen. Në total janë 661 kandidatë, ku 40 kandidatë janë mjekë, 276 janë stomatologë, ndërkohë që 345 janë farmacistë.

Provimi për këta kandidatë nis në datën 17 dhjetor dhe përfundon në datën 23 dhjetor 2015. Ndërkohë që infermierët, të cilët kanë një numër të madh kandidatësh, rreth 1300, do t’i nënshtrohen provimit të shtetit për ushtrimin e profesionit në janar 2016.

Sipas kalendarit zyrtar të AKP­së, në grupin e parë të datës 17 dhjetor do të hyjnë në provim 40 kandidatë të Mjekësisë së Përgjithshme.

Ndërkohë, që dy grupet e tjera të datës 17 dhjetor do të jenë për stomatologjinë; po ashtu stomatologët do të testohen edhe në datat 18 dhe 21 dhjetor, të ndarë në tri grupe, pasi në total janë 276 kandidatë.

Ndërsa për farmacistët, që janë rreth 345 kandidatë, janë lënë dy data, përkatësisht 22 dhe 23 dhjetori; ditën e fundit kandidatët janë ndarë në katër grupe.

Bashkëngjitur shkrimit është lista e kandidatëve që do hyjnë në provim të shtetit. Të interesuarit, veç datës dhe orës së provimit, mund të bëjnë edhe verifikimin e të dhënave të tyre.

Ditën e provimit kandidatët duhet të kenë me vete letërnjoftimin (ID) dhe një fotokopje të tij, mandat­pagesën e tarifës së provimit të shtetit dhe faturën, të publikuar nga AKP­ja, të vulosur mundësisht nga Posta Shqiptare ose, në pamundësi, nga çdo bankë e nivelit të dytë; në rast të ndryshimit të mbiemrit, kandidati duhet të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim. Kandidatët duhet të paraqiten në AKP 40 minuta para fillimit të provimit të shtetit.

Lista

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522