Ekspertët kanë zbuluar një sheqer të rrallë që mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit të lëkurës. Ky sheqer gjendet në algat detit, kërpudhat dhe farat.
Ky është studimi më i ri, i cili është i pari që e lidh sheqerin me melanomen, formën më të rrezikshme të kancerit të lëkurës.
Hulumtuesit nga “Sanford Burnham Prebys Medical Institute Discovery” kanë zbuluar se nga sheqeri L-fruktoza, mund të pengohet përhapja e melanomes.
Dr Ze’ev Ronai, autori i studimit, tha: “Për habinë tonë, një prej gjeneve të gjetura që rregullohet me ATF2 ishte fucokinase, e cila kontrollon aftësinë e qelizave për procesin e dietës së sheqerit”.
Hulumtuesit janë duke vazhduar studimet e tyre se si lloje të tjera të sheqerit ndikojnë në sistemin imunitar dhe ndikimin e kancerit.