Një ikonografi e ndërtuar nga “Farmacistët Renegadë” ka nxjerrë pasojat që mund të shkaktojë në trupin e njeriut një Coca-Cola për vetëm një orë.
Mjeku britanik Niraj Naik ka renditur disa prej efekteve më serioze që shkakton ajo.
- Në dhjetë minutat e para 10 lugë çaji sheqerna godasin sistemin tuaj, aq sa është dhe sasia e rekomanduar ditore.
- Në 20 minutat e para niveli i sheqernave rritet duke i dhënë hov insulinës.
- Në 40 minutat e para absorbohet gjithë kafeina, rritet presioni i gjakut dhe zgjerohen bebet e syrit.
- Në 45 minutat e para dopamina nis të rritet duke shtuar kënaqësinë në tru, njësoj si heroina.
- Në 60 minutat e para rritet qarkullimi i kalciumit, zinkut dhe magnezit për shkak të rritjes së sasisë së sheqerit në trup.
- Gjithashtu në 60 minutat e para ka probleme me urinimin dhe shtohet dëshira për të urinuar.
- Në 60 minutat e para nisin irritimet në trup dhe rritet kaviteti në dhëmbë.