Faqja në Facebook e Lëvizjes Nisma Thurje, ka publikuar reagimin e një mjeku ndaj një vendimi të qeverisë që do të ketë ndikim dhe shumë pasoja te sistemi spitalor dhe ai i shëndetësisë publike në tërësi.
“Dua nepermjet jush te hap nje debat per nje vendim absurd qe qeveria eshte duke ndermare. Qeveria kerkon te vendose qe mjeket nuk mund te dypunesohen por duhet te zgjedhin, ose ne shtet ose ne privat. Nje mjek specializant sot ne shtet paguhet deri ne 50 mije leke ne muaj, nese perfshijme edhe rojet mund te shkoje 60 mije. Ne privat paguhet deri ne 5000 euro ne muaj plus perqindje mbi faturat. Cfare mendoni se do e zgjedhin mjeket? Sigurisht qe do te shkojne te privati”, – shkruan mjeku në fjalë.
Ai vijon më tej duke argumentuar se “Nese gjithe mjeket e afte shkojne te privati, ata qe do mbesin ne shtet do jene vetem te paaftet ose dembelet. Per rrjedhoje spitali shteteror do te rrenohet. Per rrjedhoje njerezit do ju duhet ti drejtohen eksluzivisht vetem privatit nese duan te shpetojne e kurohen. Faturat e privatit i dime te gjithe, ndaj une mendoj se ky vendim eshte i ndikuar nga spitalet private, totalisht ne dem te qytetareve. Faleminderit.(Do doja te rrija anonim)”.