Bananet janë një ushqim tepër i shëndetshëm dhe iu ndihmojnë të luftoni shumë sëmundje të ndryshme.
Ato janë të pasura me saharoze, fruktoza, glukozë, fibër.
Një studim i fundit thotë se, 2 banane mund t’iu mbushin me energji të mjaftueshme për të përballuar një seancë ushtrimesh prej 90 minutash.
Ndoshta kjo është edhe arsyeja kryesore se përse bananet janë fruti i preferuar i atletëve.
Ja çfarë i ndodh trupit tuaj kur ju konsumoni banane:
Ulçera
Bananet përdoren si ilaçe natyrale për plot sëmundje. Bananet janë shumë të shëndetshme për ulçerën sepse reduktojnë aciditetin e tepruar.
Anemia
Bananet janë të pasura me hekur, prandaj konsumimi i rregullt i tyre mund të ju ndihmoj që ta luftoni aneminë.
Shtypja e gjakut
Bananet janë të pasura me kalium dhe kanë pak soidum, gjë që e bën të përsosur për nivelin e shtypjes së gjakut.
Kontrolli i temperaturës
Për shkak të efekteve të saj natyrale, në Tajlandë dhe shumë vende tjera, bananet përdoren për ta ulur temperaturën e nënave të ardhshme.
Depresioni
Bananet gjithashtu janë të pasura edhe me triptofan, gjë e cila ndikon që ju të ndiheni të relaksuar dhe të luftoni depresionin.