Një 56-vjeçar amerikan mbeti i habitur kur mjekët i treguan një video të shqyrtimit mikroskopik të qimeve pubike.
Burri kishte tre muaj që kishte shumë kruajtje tek qimet pubike, por nuk ishte vizituar asnjëherë.
Mjekët zbuluan se ai kishte në qimet pubike një morr të veçantë, i ndryshëm nga morri i kokës.
Ai njihet edhe si morr-gaforre, për shkak se është më i vogël dhe i ka këmbët e pasme më të forta.
Pasi u rruajt dhe u trajtua me një krem, parazitët u larguan.
Mjekët paralajmërojnë që të ketë kujdes me këto parazitë, pasi nuk duken lehtësisht me sy.
Ata merren gjatë kontaktit trup me trup, kryesisht gjatë seksit.