Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Gonorrea ‘mund të bëhet e pashërueshme’

$
0
0

gonorreaSëmundja e gonorresë mund të bëhet e pashërueshme, paralajmëroi zyrtarja më e lartë mjekësore në Angli.

Dama Sally Davis u ka shkruar të gjithë mjekëve dhe farmacistëve për të siguruar që të lëshojnë recetat me ilaçet korrekte pas shtimit të rasteve me ‘super-gonorre’ në Lids.

Mjekët e shëndetit seksual thonë se gonorrea po bëhet me shpejtësi rezistente ndaj mjekimeve.

Sipas BBC, në mars të këtij viti është gjetur një bakter i gonorresë, super-rezistent ndaj ilaçeve.

Bakteri ishte rezistent ndaj antibiotikut azithromicin, që normalisht përdoret me një tjetër ilac, ceftriaxone, për të luftuar gonorrenë.

“Gonorreja mund të bëhet një sëmundje e pakurueshme për shkak të rezistencës në rritje antimikrobiale”.

Gonorreja është një sëmundje që shkaktohet nga bakteri Neisseria gonorrhoea.

Infeksioni përhapet nga seksi i pambrojtur vaginal, oral ose anal.

Simptomat mund të përfshijnë rrjedhje lëngu të verdhë ose jeshil nga organet seksuale, dhimbje gjatë urinimit dhe gjatë periodave.

Shpesh personi nuk ka simptona, megjithatë mund të përhapë lehtësisht sëmundjen tek të tjerët.

Infeksioni i patrajtuar mund të sjellë shterpësi, sëmundje inflamatore të pelvikut dhe mund të transmetohet tek fëmijët gjatë shtatzënisë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Trending Articles