Një burrë, që humbi penisin e tij që në fëmijëri për shkak të një aksidenti horror, tashmë do ketë mundësinë të humbasë virgjërinë.
Mohammed Abad, nga Skocia, do e humbasë virgjërinë falë penisit bionik që i kanë vendosur mjekët.
Një aktiviste e lirisë seksuale, e quajtur Charlotte Rose, është ofruar për të bërë seks me 43-vjeçarin, pasi mësoi se penisi bionik, rreth 20 centimetra i gjatë, ka nisur të funksionojë,
43-vjeçari u shtyp nga makina kur ishte 6 vjeç dhe humbi penisin.
Por tani është i lumtur që mund të bëjë seks për herë të parë.
“Kam pritur prej shumë kohësh për këtë gjë- do jetë një fillim i shkëlqyer i vitit”.
“Penisi im punon në mënyrë perfekte dhe dua ta bëj këtë”.
“Jam i gëzuar, mezi pres të ndodhë më në fund”.
Mjekët i vendosën atij një penis bionik 20 centimetra në vitin 2012, por vetëm tani është bërë plotësisht funksional.
Penisi ka dy tuba, që fryhen kur ai shtyp një buton në testikuj.
Rose, e cila ka fituar Çmimin Erotik Britanik si Punonjësja e Seksit e Vitit 2013, u ofrua të bëjë seks falas me të pasi mësoi historinë e tij.
35-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, zakonisht merr 200 sterlina në orë për shërbimet e saj.
“Jam e nderuar që ai më ka zgjedhur mua për të humbur virgjërinë e tij”.
“Do kemi një darkë për të njohur më shumë njëri-tjetrin dhe më pas dy orë private. Nuk do i marr para”.
“Jam e lumtur që do e ndihmoj të krijojë besim tek vetja”. “Shpresoj të gjejë një zonjë të dashur për t’u lidhur”.
Abad ëndërron të bëhet baba një ditë.
Dy vjet më parë ai u martua, por nuk i tha të shoqes për problemin e tij deri natën e martesës.
Ajo e la pasi u lodh duke pritur.