Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Osteoporoza: Cilët janë faktorët e rrezikut dhe këshillat për ta trajtuar

$
0
0

osteoporozaOsteoporoza, që do të thotë “kocka poroz-e”, është një gjendje ku kockat bëhen më të lehta dhe më pak të dendura dhe kjo bën që ato të kenë më shumë shanse që të thyhen. Osteoporoza prek më shumë se 50% të grave dhe rreth 30% të meshkujve të moshës mbi 60 vjeç. Për të krijuar dhe mirëmbajtur kocka të shëndetshme trupi ka nevojë për sasi të mjaftueshme kalcium-i, mineralesh të tjera dhe hormonesh, përfshirë këtu estrogjenet tek femrat dhe testosteron-in tek meshkujt. Edhe vitamina D duhet që të absorbojë më mirë kalciumin e ushqimeve në trup, në kocka. Osteoporoza zhvillohet ngadalë për shumë vite, shpesh pa simptoma. Shenja e parë që dikush ka osteoporozë duket kur dikush rrëzohet dhe shkaktohet thyerja e kockave (fraktura). Frakturat e legenit, shpinës dhe duarve janë të zakonshme në njerëzit me osteoporozë. Këto tipe frakturash mund të jenë të rrezikshme dhe mund të çojnë në dhimbje kronike, probleme me lëvizjen dhe mund të bëjnë që njerëzit të mos jetojnë më tej të pavarur.

Disa njerëz kanë më shumë rrezik për osteoporozë sesa disa të tjerë.

Faktorët e rrezikut janë:

-Të qenit femër;

-Të kaluarit e fazës së menopauzë-s;

-Ardhja e menopauzës ose heqja e ovare-ve (vezoreve) përpara moshës 45 vjeçare;

-Të qenit më shumë se 50 vjeç;

-Të paturit e një historie të osteoporozës në familje;

-Të qenit i gjatë dhe i dobët;

-Origjina e bardhë (kaukaziane) ose aziatike;

-Dieta e varfër në kalcium ose vitaminë D;

Çrregullime peshe si anoreksi nervoze;

-Pirja e duhanit;

-Konsumimi i alkool-it në sasi të madhe;

-Jeta sedentare (të mos qënit aktiv);

-Të mos shpenzuarit mjaftueshëm kohë nën rrezet e diellit;

-Marrja e ilaçeve si steroidet ose antikonvulsantët.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun

Vlerësimi i rrezikut

-Mjeku juaj ose farmacisti mund të ndihmojnë në vlerësimin e rrezikut për osteoporozën dhe mund të sugjerojnë bërjen e skanimit të densitetit të kockave (një tip rrezeje X);

-Densiteti i mineraleve të kockës (BMD) mat rrezikun e osteoporozës. -Sa më e ulët të jetë BMD-ja, aq më i lartë është rreziku i frakturave;

Takoni profesionistin e kujdesit shëndetësor nëse keni:

-Fraktura në kocka; mund të keni nevojë për ilaçe për të reduktuar rrezikun e frakturave të mëtejshme;

-Jeni rrëzuar disa herë, sepse kjo rrit rrezikun e frakturave. Gjej rrugë të ndryshme për reduktimin e rrëzimeve (shikoni Këshillat e Trajtimit më poshtë);

-Një pamje vizual-e të dëmtimeve dhe problemeve me drejtpeshimin.

Këshilla mbi trajtimin

Për osteoporozën nuk ka kurë, por ilaçet dhe ndryshimi i stilit të jetesës mund të ndihmojnë:

-Bëni ndryshimin e stilit të jetesës sa më shpejt që të jetë e mundur për të evituar zhvillimin e osteoporozës;

-Ushtrimet tai-çi (një formë e arteve marciale) kanë treguar se parandalojnë rrëzimet;

-Ndaloni pirjen e duhanit;

-Reduktoni marrjen e alkoolit;

-Konsumoni dietë të shëndetshme me ushqime që përmbajnë shumë kalcium si p.sh. nënproduktet e qumështit;

-Përpiquni që të bëni çdo ditë 30 minuta ushtrime për peshën trupore si p.sh. ecje;

-Qëndroni në mënyrë të moderuar nën dritën e diellit (por evitoni djegie-n nga dielli); drita e diellit nxit prodhimin natyral të vitaminës D;

-Reduktoni rrezikun e rrëzimit:

-Kërkoni rishikimin e ilaçeve; disa mund të shkaktojnë marramendje ose përgjumje dhe kjo shton rrezikun e rrëzimit;

-Kontrolloni shikimin, ju duhet të keni shikim të mirë për të evituar rrëzimin ose rënien sipër të objekteve;

-Evitoni takat e larta dhe vishni rroba jo të rrëshqitshme

-E ecura ose ecja sportive mund të ndihmojnë në drejtpeshim;

-Mbrojtësit e legenit reduktojnë rrezikun e frakturave pas rënies;

-Mund të kontaktohet edhe një terapist okupacional për të parë nëse ka rreziqe në shtëpi në lidhje me këtë;

-Nëse jetoni vetëm dhe keni rrezik të rrëzoheni, merrni në konsideratë ndërtimin e një sistemi alarmi (që të njoftohet dikush që jeton pranë) që të aktivizohet nëse rrëzoheni dhe nuk mund të lëvizni.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522