Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Ju mund të humbisni peshë edhe kur flini, ja cilat ushqime duhet të konsumoni

$
0
0

avokadoShpesh herë evitojmë darkën nga “mania” për të mos shtuar në peshë, por duhet ta harroni rregullin “Mos hani pas orës 6 të pasdites” sepse tani është provuar shkencërisht se ka disa ushqime që mund të ju dobësojnë gjatë kohës që ju flini.

A është e mundur kjo?
Po, sepse  disa ushqime, të pasura me proteina do t`i sigurojnë trupin tuaj lëndë ushqyese të nevojshme pa rritur nivelin e sheqerit në gjak dhe trupi vetë do të vazhdojë të djege kaloritë e ruajtura.

Ja disa nga ushqimet qe mund të konsumoni para se të shkoni në shtrat:

Manaferra, mana, boronica
Këto fruta pylli përmbajnë fibra që janë thelbësore në humbje peshe dhe tretje si dhe ngopjes që zgjat më shumë.

Kos me yndyrë të ulët
Kalciumi është konsideruar si një nga mineralet më të mira që luftojnë yndyrën.Kosi është një burim i shkëlqyer i kalciumit.

Bajame
Edhe bajamet janë ndër ushqimet që duhet të konsumoni para se të flini por duhet të keni kujdes që të mos e teproni. Një grusht bajame është e mjaftueshme për të kënaqur dëshirat për ëmbëlsirat.

Avokado
Avokadot janë një burim i mirë i fibrave dhe për këtë arsye mund të gjenden në listën e ushqimeve të çmuar të mbrëmjes.

dsc_0988 54bd383b61edf1421686843-4011 yogurt-hhh


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522