Një ndër “tonifikuesit” më të mirë për mendjen është lulja e livandos, e cila gjithashtu përmirëson shëndetin . Ja disa nga përfitimet shëndetësore që sjell ky çaj :
Çaji i Livandos nuk përmban kafeinë
Disa persona janë të ndjeshëm ndaj kafeines por lajmi i mirë është se çaji i livandos nuk përmban asnjë sasi kafeine. Të pini nga ky çaj, ju ndihmon të mos keni simptoma të tilla si dridhja e dorës.
Ndihmon për të luftuar depresionin
Nëse jeni i mërzitur dhe nuk ndiheni mirë provoni të pini një çaj livando. Disa studime kanë treguar se ky çaj ndihmon në reduktimin e stresit dhe depresionit. Konsumimi i rregullt i këtij çaji mund të ju ndihmojë të shmangni disa nga simptomat që lidhen me depresionin, si mungesa e imunitetit dhe ndjenjat e trishtimit.
Lufton pagjumësinë
Një filxhan çaj livando mund të ju ndihmojë të bëni gjumë shumë më të mirë.
Lufton stresin kronik
Çaji livandos është dhe një mënyrë për të hequr stresin. Aftësia e kësaj pije bimore do të ju ndihmoje për të qetësuar mendjen dhe trupin tuaj.
Lehtëson ankthin
Ky çaj do qetësoje nervat tuaja do i jape paqe mendjes tuaj dhe do ndiheni më mirë.