Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Aleati i bukurisë, 10 mënyra për ta përdorur vajin e arra kokosit

$
0
0

olio-di-cocco_980x571Arra kokosi përtej të qenit një frutë me përdorim të gjerë në kuzhinë është edhe një aleat i bukurisë. Prej kohësh ka nisur të bëhet pjesë e produkteve kozmetike për lëkurën, flokët si krem trupi, balsam, skrab e deri tek kremi depilator. Por nuk ndalen këtu përfitimet që marrim nga ky frutë. Përmes një guide revista prestigjioze “Vanityfair” tregon 10 mënyra se si mund të përdorim vajin e arra kokosit në përditshmërinë tonë në kushtet e shtëpisë.

Përdorimi

Por çfarë e bën kaq të veçantë këtë frutë? Padyshim acidi laurik, një përbërës shumë i rrallë të cilin organizimi jonë është i aftë ta transformojë në monoglicerid, i aftë të shkatërrojë viruse, si për shembull gripi. Kjo është edhe një tjetër arsye se përse këshillohet kaq shumë edhe në regjimin ushqimor.

  1. Krem hidratant

Lëkura e fytyrës është një prej pjesëve të trupit më të ekspozuara e cila rrezikon humbjen e elasticitetit, shkëlqimit dhe hidrahimit. Ja pse është e domosdoshme ushqyerja deri në thellësi. Vaji i arra kokosit falë vitaminave A dhe C, mund të zëvendësojë një krem hidratant normal. Ndaj përdorni vajin e arra kokosit dhe lëreni që lëkura e fytyrës ta përthith tërësisht.

  1. Krem trupi

Jo vetëm në fytyrë por edhe në trup mund të jetë një aleat shumë i mirë. Merrni një lugë vaj arra kokosi dhe lyejeni trupin, prisni që të përthithet tërësisht nga trupi, pastaj vishuni!

  1. Balsam

Vaji i arra kokosit i njohur për vlerat e tij edhe tek flokët, mund të jetë një trajtim shumë i mirë para përdorimit të shampove kur lajmë kokën. Vendoseni si maskë në flokë të thatë, lëreni të veprojë një orë dhe nëse doni edhe gjatë gjithë natës. Në këtë mënyrë do t’ju ndihmojë që flokët tuaj të kenë më shumë shkëlqim dhe të jenë më rezistent.

  1. Si pastrues

Pastruesi i fytyrës duhet të jetë një zakon i mirë dhe jo një hobi. Është një zakon shumë i rëndësishëm për shëndetin e lëkurës tonë por shpeshherë nuk bëhet me produktet e duhura duke sjellë edhe irritimin e lëkurës. Merrni një pambuk të lyer me vaj  arra kokosi dhe pastroni make-up-in. Përveçse është një pastrues i mirë është edhe një ushqyes shtesë.

  1. Si skrab

Skrab për trupin tuaj. Përzieni sheqer me vaj arra kokosi, nëse dëshironi mund të shtoni edhe një vaj esencial. Aplikojeni në tërë trupin dhe pas dushit do të keni një lëkurë super të butë.

  1. Krem depilator

“Puna” më e bezdisshme mund të kthehet në një veprim të thjeshtë. Depilimi në kushtet e shtëpisë jo gjithmonë është e lehtë por vendosja e një cope të lyer me vaj arra kokosi bën më të lehtë depilimin.

  1. Për buzët

Lyhen pak buzët me vaj kokosi për hidratim dhe mbrojtje, përmban faktor mbrojtës 4, në këtë mënyrë do ju mbrojë edhe nga dielli.

  1. Si pastë dhëmbësh

Ka shumë receta për këtë, por përzierja e tij me sodë buke është më efikase. Raporti është 3 lugë (supe) vaj kokosi me 4 lugë (supe) sodë buke. Vaji shkrihet dhe përzihet me sodën dhe është gati për përdorim. Në këtë mënyrë do të kemi më pak raste për të shkuar tek dentisti.

  1. Kundër plakjes

Përdorimi i vajit të arra kokosit ndihmon në ngadalësimin e plakjes së lëkurës së fytyrës, duke ndihmuar kështu në hidratimin dhe mbajtjen sa më elastike të lëkurës.

  1. Për pjesën e syve

Aplikohet në këtë zonë delikate për të evituar qeskat poshtë syve, rrathët e errët, apo rrudhat.

Marrë nga Vanityfair.it


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522