Një vaksinë kundër diabetit tek të rinjtë
Gjithnjë e më afër zbulimit të një vaksine orale për të luftuar diabetin tek të rinjtë. Një sëmundje autoimune që prek kryesisht fëmijët dhe të rinjtë. Koordinatori i studimit Joerg Hasford nga universiteti “Ludwig Maximilians”në Monako, thotë se objektivi i këtij studimi është që të vlerësojë efikasitetin e parandalimit në periudhë afatëgjatë përmes një vaksine me bazë insulinën. Testimi do të nisë fillimisht tek fëmijët 6-24 muaj, të cilët rrezikohen për shkak të trashigimisë apo familjarëve të tjerë të sëmurë. Studiuesit thonë se vaksina do të mund të merret nga goja me doza që shkojnë duke u rritur në mënyrë që organizmi të tolerojë këtë molekulë, për të mos çuar më pas në një reaksion autoimunitar. Shumëkush ngre pyetjen se përse një vaksinë nga goja?! Për studiuesit kjo metodë është më efikase pasi insulina kalon nga trakti tretës, “copëtohet” në fragmente që sistemi imunitar të mësojë të njohë si të padëmshëm. Deri tani studiuesit vlerësojnë se provat e para kanë rezultuar të suksesshme duke treguar siguri dhe tolerancën e pritshme. Për studiuesit mbetet sfidë përdorimi i vaksinës tek të porsalindurit, duke rritur dozën nga 7,5 mg a 67,5 mg, për t’i mësuar avash-avash me insulinën. Diabeti tek të rinjtë është një sëmundje autoimune që sistemi imunitar pëson çrregullime për shkak të shkatërrimit të një pjesë të pankreasit, ajo pjesë që merr përsipër prodhimin e hormonit. I sëmuri është i detyruar që të marrë insulinë për të rregulluar gliceminë. Kjo lloj sëmundje shfaqet tek të rinjtë dhe lidhet me trashigiminë familjare.- Marrë nga Ansa.it
Ekografia 4D tregon sekretet e shtatëzanisë
Risitë në fushën e shëndetësisë nuk kanë të ndalur. Së fundmi mjekësia moderne sjell ekografinë 4 dimensionale përmes së cilës prindërit do të kenë mundësinë të dinë edhe se kujt i ngjan më shumë fëmija e tyre. Ekografia ka një sondë convex 4D dhe një matricë elektronike vetëm për fushën e obstetri-gjinekologjisë. Falë qartësisë së imazhit lejon që të shikohet fetusi duke marrë informacione të rëndësishme përgjatë gjithë shtatëzanisë deri pak para lindjes. Përdorimi i dritës dhe ngjyrave jep një imazh të plotë dhe në pak sekonda jep pamje të qartë që nga zemra, truri e deri venat e gjakut e organe të tjera të fetusit. Përmes teknologjisë 4D mund të shikohet në kohë reale edhe lëvizja e bebes. Rezulucioni i pamjeve është deri në 10 herë më e lartë se normalisht.- Marrë nga Repubblica.it
Majmunët drejt zhdukjes, shkak autizmi
Një herë e një kohë (tre apo më shumë) majmunë u bënë gurthemeli i argumentit që vaksinat shkaktojnë autizëm. Përmes një grupi kontrolli të formuar, studiuesit pretendonin të tregonin se majmunët e ekspozuar ndaj vaksinave të fëmijërisë zhvillojnë “ simptomat e autizmit”. Një studim ky mjaft problematik i cili shkaktoi një rrëmujë të madhe, pasi u bë “dëshmia” që provon se vaksinat shkaktojnë autizëm. Në studim u përfshinë 79 majmunë, të ndarë në 16 grupe, secilit prej tyre përgjatë një periudhe kohore iu injektua doza të vaksinave të fëmijërisë. Ndryshe nga sa pretendohej studimi nxorri në pah faktin se te kafshët e vaksinuara nuk u vërejt ndryshime të sjelles, as nuk ishin ndryshime neuropathologjike në tru të vogël. Ky studim rrëzoi hipotezën se vaksina MMR luan një rol në etiologjinë e autizmit.- Marrë nga Forbes.com
8 orë në zyrë? 10 minuta ecje riaktivizojnë zemrën
Kush punon në zyrë përpara një kompjuteri e di mirë. Në pjesën më të madhe të ditës, 8 orë qëndrim ulur shkakton probleme jo vetëm në sy por më së shumti në zemër. Për fat të mirë ka një zgjidhje: sa herë ju çoheni nga karrigia dhe bëni një ecje 10 minutëshe riaktivizohet sistemi kardiovaskular. Ky është rezultati i një studimi të publikuar së fundmi në revistën “Experimental Physiology”. Qëndrimi ulur pengon qarkullimin e gjakut, kështu thotë doktoreshë Jaume Padilla, një prej autoreve të studimit. Kur rrini ulur për 6 apo 8 orë qarkullimi i gjakut bëhet më i avashtë, duke shkaktuar dëme në sistemin kardiovaskular dhe në kapacitetin e vet elastik. Një humbje që automatikisht do të thotë përkeqësim të shëndetit të zemrës. Sa herë çoheni nga karrigia një ecje 10 minuta bën mirë ju dhe shëndetit të zemrës tuaj.-Marrë nga La Stampa.it
Bie miti urban, ushqimi përtokë jo i sigurt
Mitet urbane thonë se nëse merr ushqimin e rënë përtokë brënda 5 sekondave është i sigurt që të konsumohet. Por shkencëtarët thonë kujdes! Çështja është më komplekse nga sa duket. Rregulli i pesë sekond-shit, nuk është shkencërisht i vlefshëm, edhe pse thuhet që ushqimi i mbledhur për pëse sekonda, pas rënies në tokë, nuk është i kontaminuar me bakterie dhe se kështu nuk rrezikohesh nga ndonjë sëmundje. I pari person që nisi të investigojë shkencërisht këtë mit urban ishte Jillian Clarke, një nxënës gjimnazi në Amerikë, i cili gjatë një ore laboratori bio-kimie vendosi të testojë “mitin” duke hedhur në tokë çimçakizë, biskota dhe lëpirëse. Në më pak se pesë sekonda, ushqimet u morën nga toka. E megjithëatë Clarke zbuloi se në ushqime ishte e pranishme E Coli, një bakter që shkakton diarre, anemi, sëmundje të rënda, deri në vdekje.
Paul Dawson, profesor i Shkencave të Ushqimit në Universitetin e Karolinës së Jugut thotë se më shumë se rregulli i pesë sekond-shit, vlen pastërtia e dyshemeve dhe vendit ku ushqimi bie përtokë. Ky studim avancoi më shumë pasi mat sasinë e ndotjes që merr ushqimi i i rënë në tokë. Sipas studimit ushqimi i rënë në sipërfaqe pllake apo druri, 70 përqind e baktereve shkon në ushqim, ndërsa në tapete më pak se 1 përqind e baktereve mund të transferohet ne ushqim.
Zgjidhja?
Profesor Dawson thotë se rregulli i pesë sekond-shit nuk është i vërtetë sepse nëse ushqimi preket nga bakere si E.Coli, edhe pse në sasi të vogla, nëse konsumoni këtë ushqim, menjëherë do të sëmureni. Ai thjesht nuk e konsumon më ushqimin e rënë në tokë. Ndaj dhe çdo fëmijë, i ri apo i moshuar nuk duhet të përdorë rregullin e pesë sekond-shit, pasi edhe pse ushqimi mund të preket nga sasi të vogla bakteresh, ai sërish mbetet i pasigurt për sistemin imunitar dhe shëndetin. Por nëse nuk i rezistoni dot tundimit që ta merrni ushqimin e rënë përtokë, atëherë bëjeni shumë shpejt, më preferueshmja do të ishtë nëse ka rënë në sipërfaqe me tapet.-Marrë nga Theguardian.com