Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Trembet nga kanceri, humbet 38 kg 

$
0
0

Një grua obese që kishte një nishan kanceroz, ka humbur 38 kg. Anna, punonjësa e kujdesit, tani peshon 76 kg. 25-vjeçarja Anna Yates peshonte 120 kg kur shkoi në udhëtim me shoqen e saj më të mirë dhe u djeg nga dielli gjatë udhëtimit

“Kam qenë gjithmonë mbi peshë ,por mundohesha ta injoroja këtë kur isha studente. Të gjithë miqtë e mi ishin në formë perfekte dhe të dobët por unë nuk kisha energji  dhe vullnet për të humbur peshë,”-tregon Anna.

“E kam pasur nishanin qëkur isha fëmijë, në parakrahun e majtë dhe mamaja ime e kishte vërejtur se ai dukej ndryshe. Ne diskutuam shumë dhe jam shumë e kënaqur që ndoqa këshillen e saj dhe shkova tek doktorët,”-shton 25-vjeçarja.

Ajo iu nënshtrua një operacioni për heqjen e nishanit, i cili kishte dalë nga ekzaminimet se është kanceroz.  Më pas asaj i vdiq gjyshi nga kanceri në pankreas, çka e bëri Annen të nxitej më shumë për t`u kujdesur për vetveten.

“E kisha zemren e thyer por e dija që ishte koha që të kujdesesha për veten time. Unë vendosa të dobësohem në mënyrë të shëndetshme.”

Anna filloi të ndiqte një dietë të shëndetshme dhe të kujdesshme për të humbur kilet e tepërta.

gomar


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Trending Articles