Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Kura ndaj kancerit dhe një histori prekëse: Do të jap paratë!

$
0
0

U.S. President Barack Obama hugs Vice President Joe Biden during the funeral of former Delaware Attorney General Beau Biden, son of Vice President Joe Biden, at St. Anthony of Padua Church in WilmingtonPresidenti amerikan Barack Obama mbajti fjalimin për gjendjen e vendit, i shtati dhe i fundit për të.

Gjatë këtij fjalimi, Obama bëri edhe një zotim: Do të gjejmë kurën ndaj kancerit.

Ai tha se fushatën për të gjetur kurën për këtë sëmundje do e udhëheqë Joe Biden, zëvendëspresidenti amerikan.

Ky zotim vjen në një kohë kur mediat kanë publikuar një detaj interesant nga miqësia mes Biden dhe Obama.

Një vit më parë, Biden humbi djalin e tij, Beau, pas një beteje prej dy vitesh me kancerin në tru.

Gjatë një bisede me presidentin amerikan, Biden i kishte bërë të ditur se ka ndërmend të shesë shtëpinë, për të ndihmuar familjen e të birit.

Obama u hodh dhe i tha: “Mos e shit shtëpinë. Më premto që nuk do e shesësh shtëpinë. Do të jap unë paratë, aq sa ke nevojë, do të jap paratë. Mos e bëj Joe, më premto”.

Duke folur për CNN, Biden tha se ky ishte një moment për të mos u harruar.

“Është dashuria që lidh dy familjet tona. Është diçka kaq personale”.

Biden nuk e shiti shtëpinë, por nuk sqaroi nëse i mori paratë nga Obama.

Sipas gjasave, kjo nuk ka ndodhur.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522