Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Ja cilat janë ushqimet më të mira dhe të këqija për gjumin

$
0
0

imagesShpesh herë ne konsumojmë ushqimet sipas shijes por nuk dimë t`i klasifikojmë ato për nga vlerat ushqyese që përmbajnë, ose jo. Shumë i rëndësishëm është momenti i gjumit, ndodh që ne para gjumit të konsumojmë ushqime të cilat këshillohen në mënyrë të rreptë që të mos përdoren.

Ja dhe një listë e ushqimeve më të mira dhe më të këqija:

Më të mirat:

Qershiat
Qershija ka vlera të shumta ushqyese dhe mbi të gjitha është cilësuar si një ilaç i vërtetë për organizmin tone.

Qumështi
Qumështi përmban aminoacidin triptofan, një shenjë paralajmëruese për serotonin kimik të trurit.

Orizi Jasemin
Orizi Jasemin e rëndit lart indeksin e glicemisë që do të thotë se trupi e tret atë ngadalë, duke çliruar gradualisht  glukozë në gjak.

Bananet
Bananet ndihmojnë në nxitjen e gjumit sepse ata përmbajnë magnez natyror dhe kalium.

Më të këqijat:

Hamburger “Bacon”
Ka përmbajtje të lartë yndyre dhe është e garantuar që do të jetë një vrasës gjumi.

Vera
Çdo lloj alkooli është “i tmerrshëm” për gjumin. Alkooli metabolizon shpejt sistemin tuaj dhe do ju bëjë të zgjoheni herë pas here gjatë natës.

Kafeja
Kafeja përmban kafeinë, e cila është një stimulant i nervave qëndrore. Nëse doni të qëndroni zgjuar naten, pini kafe.

Çokollata e zezë
Çokollata përmban jo vetëm kalori, por edhe kafeinë, sidomos çokollata e zezë.

coffe_by_yakomo007-d3dg3sp red-wine_2797826b download (2) download (1) orizi download qershia-2


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Latest Images

Trending Articles