Vetmia ndikon te genet dhe dobëson imunitetin
Vetmia shton rrezikun për vdekje të parakohshme, veçanërisht te të moshuarit. Një prej plagëve të kohërave moderne, vetmia, duket përveç faktorit social dhe humanitar, mund të transformojë genet përgjegjëse për mbrojtjen imunitare, sipas një studimi të publikuar së fundmi nga revista prestigjioze mjekësore “Proceedings” e Akademisë Ndërkombëtarë e Shkencës. Ndonëse një fakt i njohur më herët, studiuesit kanë arritur në përfundimin se vetmia, qëndrimi vetëm apo izolimi në moshë të thyer shton riskun e vdekjes së parakohshme. John Cacioppo, psikolog në Universitetin e Çikagos prej vitesh studion efektet e vetmisë mbi shëndetin njerëzor, por ndryshe nga më parë në studim janë marrë efektet anësore që prodhon në organizmin dhe trupin e njeriut. Ekspertët kanë zbuluar se vetmia prodhon një rreth vicioz që prodhon jo vetëm dobësimin e sistemit imunitar, por në të njëjtën kohë jep edhe sëmundje të tjera që lidhen me sëmundje të tjera duke i kthyer edhe më të ndjeshëm edhe kundrejt sëmundjeve infektive.- Marrë nga Corriere.It
Truri i fëmijës i ndjeshëm nga rrezatimet e Wireless-it
Studiuesit japin alarmin mbi dëmet që shkakton përdorimi i tabletit nga fëmijët. Në vetvete studimi është kontradiktor pasi thotë se rrjeti Wi-Fi është i dëmshëm në nivel të ulët. Por studimi i publikuar në “Journal of Microscopy e Ultrastructure” shpjegon se një rrezatimi i valëve të internetit është i dëmshëm për fëmijën pasi lëkura e kokës është përthith disa herë më shumë rrezatimet sesa një i rritur. Studiuesit bëjnë thirrje që prindërit të shmangin përdorimin e kësaj pajisjeje nga fëmijët pasi ky është një ekspozim direkt drejt faktorëve kancerogjenë. Valët e Wi-Fi mund të provokojnë degjenerim të korës së kokës, deri në rrezikun e prekjes së neuroneve. Sakaq studiuesit thonë se nëse kjo nuk është e pamundur, atëherë mbajtja e pajisjeve të tilla, si: tableti, telefoni apo kompjuteri të bëhet në një distancë prej 20 cm. Në të njëjtën kohë gratë shtatzëna nuk duhet të mbajnë kurrsesi në xhepat e trikove apo fustane telefonat apo tabletë.- Marrë nga Corriere.It
8 orë në zyrë? 10 minuta ecje riaktivizojnë zemrën
Kush punon në zyrë përpara një kompjuteri e di mirë. Në pjesën më të madhe të ditës, 8 orë qëndrim ulur shkakton probleme jo vetëm në sy por më së shumti në zemër. Për fat të mirë ka një zgjidhje: sa herë ju çoheni nga karrigia dhe bëni një ecje 10-minutëshe riaktivizohet sistemi kardiovaskular. Ky është rezultati i një studimi të publikuar së fundmi në revistën “Experimental Physiology”. Qëndrimi ulur pengon qarkullimin e gjakut, kështu thotë doktoreshë Jaume Padilla, një prej autoreve të studimit. Kur rrini ulur për 6 apo 8 orë qarkullimi i gjakut bëhet më i avashtë, duke shkaktuar dëme në sistemin kardiovaskular dhe në kapacitetin e vet elastik. Një humbje që automatikisht do të thotë përkeqësim të shëndetit të zemrës. Sa herë çoheni nga karrigia një ecje 10 minuta bën mirë ju dhe shëndetit të zemrës tuaj.- Marrë nga La Stampa.it
Bie miti urban, ushqimi përtokë jo i sigurt
Mitet urbane thonë se nëse merr ushqimin e rënë përtokë brenda 5 sekondave është i sigurt që të konsumohet. Por shkencëtarët thonë: kujdes! Çështja është më komplekse nga sa duket. Rregulli i pesë sekondëshit, nuk është shkencërisht i vlefshëm, edhe pse thuhet që ushqimi i mbledhur për pesë sekonda, pas rënies në tokë, nuk është i kontaminuar me baktere dhe se kështu nuk rrezikohesh nga ndonjë sëmundje. I pari person që nisi të investigojë shkencërisht këtë mit urban ishte Jillian Clarke, një nxënës gjimnazi në Amerikë, i cili gjatë një ore laboratori bio-kimie vendosi të testojë “mitin” duke hedhur në tokë çamçakëzë, biskota dhe lëpirëse. Në më pak se pesë sekonda, ushqimet u morën nga toka. E megjithatë Clarke zbuloi se në ushqime ishte e pranishme E Coli, një bakter që shkakton diarre, anemi, sëmundje të rënda, deri në vdekje.
Paul Dawson, profesor i Shkencave të Ushqimit në Universitetin e Karolinës së Jugut thotë se më shumë se rregulli i pesë sekondëshit, vlen pastërtia e dyshemeve dhe vendit ku ushqimi bie përtokë. Ky studim avancoi më shumë pasi mat sasinë e ndotjes që merr ushqimi i i rënë në tokë. Sipas studimit ushqimi i rënë në sipërfaqe pllake apo druri, 70 për qind e baktereve shkon në ushqim, ndërsa në tapete më pak se 1 për qind e baktereve mund të transferohet ne ushqim.
Zgjidhja?
Profesor Dawson thotë se rregulli i pesë sekondëshit nuk është i vërtetë sepse nëse ushqimi preket nga baktere si E.Coli, edhe pse në sasi të vogla, nëse konsumoni këtë ushqim, menjëherë do të sëmureni. Ai thjesht nuk e konsumon më ushqimin e rënë në tokë. Ndaj dhe çdo fëmijë, i ri apo i moshuar nuk duhet të përdorë rregullin e pesë sekondëshit, pasi edhe pse ushqimi mund të preket nga sasi të vogla bakteresh, ai sërish mbetet i pasigurt për sistemin imunitar dhe shëndetin. Por nëse nuk i rezistoni dot tundimit që ta merrni ushqimin e rënë përtokë, atëherë bëjeni shumë shpejt, më preferueshmja do të ishte nëse ka rënë në sipërfaqe me tapet.-Marrë nga Theguardian.com
Një proteinë mike e kujtesës kundër Alzheimerit
Sekreti i një kujtesë të fortë mund të jetë një proteinë që bën “kujdestaren” e receptorëve përgjegjës për funksionimin korrekt të trurit. Zbulimi është bërë nga kërkuesit e Universitetit të Milanos, të cilët për herë të parë kanë identifikuar rolin e kësaj proteine kaq të vlefshme. Studimi i kryer nga kërkuesit e departamentit të Shkencave Farmalogjike e Biomolekulare në Universitetin Shtetëror të Milanos në bashkëpunim me Universitetin e Newcastel-it në SHBA, mund të jetë fillimi i mbarë drejt krijimit të ilaçeve që kurojnë përmes funksionit që kryen kjo proteinë. “Kemi zbuluar se proteina Rabphilin-3A lidh receptorët e kësaj proteine, shumë e rëndësishme për konsolidimin e e kujtesës në një kohë të gjatë”-shpjegon grupi koordinues i studimit, Fabrizio Gardoni dhe Monica Diluca. Glutammato, një aminoacid thelbësor për metabolizmin e trurit, është përgjegjësi për ngacmimin në sistemin nervor qendror. Shumë sëmundje neurodegjenerative karakterizohen nga një ndryshim në transmetimin e këtyre receptorëve në sinapseve. “Kjo proteinë – shpjegon Gardoni – është e nevojshme për të ruajtur receptorët “ankoruar” në sinapse. Në praktikë , e bën të sigurt se ata janë të vendosur dhe stabilizuar mirë në sinapse për kryerjen e duhur të funksionit të tyre i cili është i rëndësishëm për sistemin nervor qendror dhe jo vetëm për kujtesën, por edhe për zhvillimin nervor”.- Marrë nga Repubblica.it