Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Lajme të mira për kancerin

$
0
0

kancer2Ndodh rrallë të dëgjojmë lajme të mira në lidhje me kancerin, por si duket kemi disa lajme pozitive: Më pak njerëz po vdesin nga kjo sëmundje. Sipas disa statistikave të publikuara nga American Cancer Society, numri i vdekshmërisë nga kanceri ka rënë me 23% nga viti 1991 deri në 2012.

Kjo do të thotë se 1.7 milionë jetë njerëzish janë shpëtuar gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu numri i rasteve të diagnostifikuar me kancer tek meshkujt ka rënë me 3.1% nga viti në vit që nga viti 2009.

Ja disa fakte të rëndësishme të këtij studimi:

1.Kanceret e mushkërive, zorrës së trashë, prostatës dhe gjirit janë shkaktarët më të zakonshëm të vdekjeve mga kanceri.

2.Më shumë se një nga katër vdekje nga kanceri ndodh për shkak të kancerit të mushkërisë.

3.Për femrat, tre kanceret më të zakonshëm janë ai i gjirit, i mushkërive dhe zorrës së trashë.

4.Kanceri i gjirit pritet të zërë rreth 30% të të gjitha rasteve të reja me kancer tek femrat për këtë vit.

Rastet e reja të kancerit të mushkërive po ulen pasi njerëzit po pijnë më pak duhan. Për fat të keq, disa lloje kanceresh po rriten. Si tek meshkujt ashtu edhe femrat, leuçemia, kanceri i gjuhës, pankreasit, zorrës së hollë, mëlçisë, pankreasit, veshkave dhe tiroidet janë në rritje. Tek femrat, kanceri anal, i vulvës, dhe kanceri endometrial janë gjithashtu në rritje.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522