Kokaina mund të shkaktojë që truri të nisë të hajë veten.
Ka qenë ky përfundimi në të cilin ka dalë një studim i ri.
Ekspertët kanë zbukuar se droga mund të shkaktojë të ashtuquajturën “autofagi”, një proces gjatë së cilit qelizat nisin të treten vetë.
Pothuajse një në 10 persona të moshës 16-59-vjeç e kanë përdorur kokainë gjatë jetës së tyre në Britaninë e Madhe.
Ajo është droga e dytë e paligjshme më gjerësisht e përdorur në Britani të Madhe pas kanabisit.
Dr Prasun Guha, i Johns Hopkins University School of Medicine në SHBA – i cili udhëhoqi hulumtimin e publikuar në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave, tha: “Një qelizë është si një familje që gjeneron vazhdimisht plehra. Autofagia është si një grua që i pastron plehërat dhe kjo zakonisht është një gjë e mirë. Por kokaina bën që kjo grua të flakë tutje edhe gjëra me të vërtetë të rëndësishme, si Mitokondria, e cila prodhon energji për qelizat.”