Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

1/4 e burrave britanikë ankohen se kanë “perioda mashkullore”, po në Shqipëri?

$
0
0

tamponSiç duket, një e katërta e meshkujve britanikë besojnë se ata përjetojnë një “periodë mashkullore” një herë në muaj.

Ç’është e vërteta, një në katër meshkuj të thonë se ata kanë patur “perioda mashkullore”, mesturacione periodike dhe druhen se mund të vuajnë andropauzën në vitet në vijim.

Sipas një studimi nga  vouchercloud.co.uk, një në katër burra kanë raportuar se kanë vuajtur nga “lodhja, dhimbja dhe ndjeshmëria në rritje”, – simptoma të ngjashme me ato të përvojës së grave para dhe gjatë periodave të tyre mujore.

Burrat të cilët kanë raportuar që vuajnë nga këto simptoma kanë shpenzuar një mesatare prej 81,53 sterlinash më shumë në ushqime dhe sende higjenike se sa burrat e tjerë që nuk vuajnë nha këto perioda.

Do të ishte interesante që ky studim të shtrihej edhe në Shqipëri, për të mësuar se sa burra vuajnë nga një gjë e tillë.

Sipas The Telegraph, “peridoat mashkullore” njihen zyrtarisht si “sindroma e irritimit mashkullor”, dhe për to ka një faqe në Wikipedia dhe është shkruar edhe një libër nga Jed Diamond.

Ai pretendon se “burrat kanë një seri ciklesh hormonale dhe ato ndikojnë në nivelin e tyre të energjisë, zemërimit, në ngarjen e makinës, te seksi dhe nervozizëm”.

Megjithatë profesionistët mjekësorë nuk janë të bindur për një gjë të tillë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522