Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Mos humbisni: Disa studime pikante mbi shëndetin

$
0
0

Alergjite ushqimoreAlergjitë ushqimore, faji i sistemit imunitar që foshnjë

Kikirikë, qumësht, domate dhe vezë. Janë këto ndër ushqimet që shkaktojnë më së shumti alergjitë ushqimore. Madje vitet e fundit kanë pësuar rritje. Për një grup studiuesish australianë, shkak i alergjive ushqimore duhet kërkuar që në fëmijëri. E gjitha kjo lidhet me aktivizimin e imunitetit që në vegjëli, kohë kur nis ushqyerja e fëmijëve. Studimi i zhvillua në Universitetin Deakin në Australi dhe u publikua në revistën mjekësore të këtij universiteti. Zhvillimin e alergjive ushqimore, studiuesit e shpjegojnë me lidhjen e gjetur mes fëmijëve që kishin qeliza e imunitetit tepër aktive dhe zhvillimin e alergjive ndaj qumështit, vezës, kikirikëve, grurit dhe ushqimeve të tjera të zakonshme. “Tek fëmijët që rrezikojnë të preken nga alergjitë ushqimore, qelizat imune të quajtura monocite janë aktivizuar para ose gjatë lindjes,-shpjegojnë studiuesit, – dhe se janë sinjalet nga këto qeliza që kanë nxitur zhvillimin e përgjigjes imunitare ndaj qelizave të specializuara imunitare, qelizat T, në mënyrë të predispozuar për të shkaktuar reaksione alergjike ndaj ushqimeve të caktuara”.

Ankthi, dëmet në shëndet, të pariparueshme

Flitet shumë për stresin, ankthin, depresionin, por anashkalohen dëmet reale në shëndet. Një studim suedez merr seriozisht situatën duke treguar se pasojat e ankthit nëse nuk trajtohet, mund të jetë një “minë me sahat” për shëndetin. Shqetësimet që sjell ankthi mund të shkatërrojnë jo vetëm të tashmen por edhe të ardhmen, duke kushtëzuar jo vetëm funksionimin normal të përditshmërisë, por edhe kapacitetin funksional të trupit, që nga sjellja, kapacitetit kritik dhe kujtesa. Mostrajtimi i tij mund të jetë fatal për shëndetin deri në lindjen e patologjive të parikuperueshme, sikurse është Alzhaimeri. Nëse deri tani punohej me lidhjen mes depresionit dhe çmendurisë, studimi i fundit hedh dritë mbi raportin mes një situate të përkohshme sikurse është ankthi dhe kushtëzimit të disa aftësive që deri tani janë nënvlerësuar. Deri tani studiuesit skandinav nuk janë limituar në përfundimet e arritura deri tani por kanë formuluar një hipotezë për të shpjeguar lidhjen e mundshme mes ankthit dhe sëmundjeve të tjera deri të Alzhaimeri. Shëndeti i trurit kushtëzohet nga rritja e kortizolit, një hormon që prodhohet nga gjëndrat mbiveshkore gjatë periudhës së stresit. Në raste tensioni të lartë, sekrecionet rriten duke u bërë përgjegjëse për rritjen e sheqerit në gjak. Studimi gjithashtu nxjerr në pah se gjatë përjetimit të ankthit pasojat në shëndet shtohen, pasi ka rrezik dhe për sëmundje kardiovaskulare, përveç rrezikut për sëmundje mendore.

Kujdes nga qirinjtë aromatikë 

Me ngjyra të shumëllojshme, aromatikë, krijojnë atmosferë dhe ndryshojnë komplet ambientin festiv apo familjar ku i vendosim. Por ajo që duhet të dihet është se tek qirinjtë aromatikë gjendet një substancë, e cila në të vërtetë është e padëmshme në vetvete por kur përhapet në ajër kombinohet me ozonin dhe kthehet në substancë kimike deri në kancerogjene. Studimi u zhvillua nga Saleyha Ahsan, mjek në departamentin e kërkimit shkencor në spitalin universitar Londër. Studiuesi thekson se përbërja e cila gjendet në qirinjtë aromatikë në vetvete nuk është e dëmshme, por duhet kontrolluar mirë ambienti ku do të përdoren qirinjtë. Për këtë, doktor Ahsan zhvilloi një eksperiment për rreth 5 ditë. Përbërësi i gjendur në qirinjtë aromatikë në vetvete nuk është i rrezikshëm, por tek qirinjtë me aromë agrumesh gjendet një esencë, e cila nëse përdoret vazhdimisht aroma e përhapur në ambient për një kohë të gjatë, humbet kompozimin origjinal, bashkohet me elemente të tjera në ajër dhe kthehet në lëndë kimike. Çfarë duhet bërë atëherë? Kryesorja është që, pas përfundimit të festës apo qëllimit për të cilin vendoset, hapni dyer e dritare për të ajrosur ambientin. Një tjetër ndihmë shumë e madhe do të ishte vendosja e bimëve që ndihmojnë në përthithjen e agjentëve ndotës të pranishëm në ajër.

Pas anestezisë, dëmet variojnë në bazë të moshës

Kush tha se anestezia totale mund të rrisë rrezikun e dëmeve në sistemin njohës, kryesisht tek pacientët në moshë të madhe? Sipas studimit të kryer nga klinika prestigjioze Mayo në Rochester të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet zhbërë miti se anestezia totale e përdorur në operacion tek pacientët mbi 40 vjeç krijon probleme në kujtesë dhe sistemin njohës. Siç e shpjegojnë ekspertët tek më të moshuarit anestezia pas operacionit mund të japë probleme të përkohshme, deri në delir por kjo zgjidhet me kalimin e ditëve duke kthyer çdo gjë në normalitet. I nisur nga viti 2004, studimi bëri pjesë të tij 2000 persona të moshës 70-90, ku përpara nënshtrimit të studimit personat nuk kishin probleme me sistemin njohës. 85% e pjesëmarrësve mbi 40 vjeç kishin kryer të paktën një herë në jetë një operacion me anestezi totale. Duke analizuar kapacitetin njohës, – me një ritëm vjetor -e të gjithë pjesëmarrësve nuk u gjend asnjë lidhje mes rënies së sistemit njohës dhe moshës kur u injektua anestezia. Një rezultat i rëndësishëm që kontribuon për të qartësuar një lidhje mes moshës dhe kryerjes së anestezisë, një lidhje e pamohuar ndonjëherë. Kujdes! Kjo nuk do të thotë se anestezia nuk ka asnjë lloj efekti. Nëse sipas studimit rezulton se nuk ka ndonjë efekt tek personat që kanë kryer anestezi mbi moshën 40 vjeç, studimi ka rezerva veçanërisht për moshat mbi 60 vjeç. Madje studiuesit e Mayo Klinik po merren edhe me efektet e anestezisë veçanërisht tek fëmijët. Edhe pse nuk ka të dhëna konkrete për një lloj lidhjeje, dyshimet janë veçanërisht tek fëmijët, studimi po tregon kujdes veçanërisht në pasojat që mund të ketë tek më të rinjtë. Pasi është vënë re se tek fëmijët pas operacionit, anestezia lë pasoja, pasi për disa ditë me radhë sjell irritim të sistemit nervor dhe çrregullim të sistemit njohës.

Të varur nga palestra, 6 shenja që ta kuptojmë

Kryerja e aktivitetit fizik pa asnjë dyshim sjell avantazhe për shëndetin por mund të jetë i dëmshëm nëse kthehet në fiksim, deri në varësi. Madje në gjuhën shkencore kjo njihet edhe si “exercise addiction”,apo “ i fiksuar pas ushtrimeve”, gjendje emocionale e cila vjen pas përqendrimit të gjitha energjive dhe mendore për arritjen e qëllimit në një kohë sa më të shpejt. Një studim është marrë pikërisht me këtë çështje, evidentimin e sjelljeve që tregojnë se kryerja e ushtrimeve fizike kthehet në varësi. Shenja e parë, sipas studiuesve është ndjesia e fajit për shkak të pamundësisë së kryerjes së ushtrimeve një ditë. Kush ushtrohet vazhdimisht dhe gjatë një seance e ka të pamundur të kryejë ushtrime pushtohet nga faji dhe brejtja e ndërgjegjes. Harxhimin e lekëve për kurse të ndryshme ushtrimesh dhe gjithnjë e më shumë impenjativ. Kjo është shenja e dytë që tregon se përtej ushtrimeve që bëni në palestër, doni edhe trajner personal për shtimin e masës trupore apo ushtrime ekstra. Pas këtyre dy të parave vjen edhe shenja tjetër që tregon varësinë tuaj ndaj fiksimit për një trup perfekt me format që doni. Kryerja e ushtrimeve fizike edhe pse nuk jeni në gjendje të mirë fizike apo keni pësuar ndonjë dëmtim. Kjo është shenja e tretë që tregon varësinë, kryerja e ushtrimeve fizike edhe pse keni pësuar një dëmtim dhe mjeku ju këshillon të bëni kujdes. Keni kohë të lirë dhe sërish shkoni për të kryer aktivitete fizike? Nëse kjo është e vërtetë atëherë kjo tregon varësinë tuaj ndaj palestrës dhe ushtrimeve fizike. Kjo është shenja e katërt e nxjerrë nga studimet e kryera. Kur ushtrimi nuk është më kënaqësi por domosdoshmëri, shenja e pestë që tregon se jeni një person i varur nga palestra. Nëse ju përshtatet thënia “ndihem mirë vetëm nëse ushtrohem”, është gjë e mirë, por nëse kjo ndodh vetëm kur ju ushtroheni dhe jo në të gjitha rastet kur kryeni aktivitete të tjera, atëherë kjo është shenja e gjashtë, sipas studiuesve, ju bën të varur ndaj palestrës. Janë këto gjashtë shenjat që tregojnë varësinë tuaj ndaj palestrës dhe ushtrimeve fizike, një rreth vicioz, i cili më së shumti nëse përfshiheni, vështirë se dilni.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522