Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Të gjithë e kritikojnë, Rama jep shifrat: Ja si po e rilindim shëndetësinë

$
0
0

RamaSektor i shëndetësisë dhe tenderat e bërë nga ministria e linjës për këtë sistem, kanë qënë ndër më të përfolurit e qeverisë Rama.

Për koncesionet ka nisur një hetim nga Prokuroria, ndërkohë që edhe opozita e ka kthyer në kalë beteje luftën ndaj ministrit Beqaj, aq sa qeveria është detyruar të padisë deputeten Albana Vokshi për akuzat e saj, që sipas ekzekutivit janë shpifje.

Por ndryshme e mendon kryeministri Edi Rama, i cili gjatë vizitës së djeshme të bërë në Berat në kabinetin e kardiologjisë, ka paraqitur një tabllo krejt të kundërt me atë që pretendohet, përmes botimit ntë një albumi fotografik në rrjetet sociale.

Lidhur me spitalin e Beratit, Rama thotë se “janë instaluar aparaturat më të reja të kohës për diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës. Të cilat mundësojnë shërbimin në kohë reale dhe zgjidhin problemin e kujdesit të parë të zemrës. Nga dje, qindra pacientë të këtij qyteti në nevojë për këtë shërbim nuk do t’i drejtohen më Qendrës Spitalore Tiranë, por do ta marrin shërbimin e diagnostikimit në këtë spital, duke kursyer kohë dhe ulur kostot financiare për ta e familjet e tyre”.

Kryeminisytri bëri edhe një bilanc të sektorit, duke shkruar se “Vetëm në dy vjet, 11 spitale rajonale dhe 4 poliklinika janë pajisur me këto kabinete moderne të kardiologjisë, duke mundësuar për herë të parë këtë shërbim të munguar njëzet e kusur vjet për sëmundjet e zemres, të cilat përbëjnë edhe numrin më të lartë të sëmundjeve sot në vend”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522