Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Vajza e Dokles sulmon ministrin e Shëndetësisë

$
0
0

beqajVendimi i qeverisë për të bërë pjesë të shkurtimeve në Buxhetin e Shtetit edhe të investimeve në shëndetësi, ka ngjallur jo pak pakënaqësi edhe tek njerëzit e këtij sistemi, mjekët.

Një prej tyre është edhe mjekja gjinekologe, vajza e deputetit socialist, Namik Dokle, Anika Dokle.

E njohur tashmë për kritikat e herëpashershme të punës që po bënë qeveria dhe në mënyrë të veçantë ministri Ilir Beqja në këtë sektor, Dokle edhe dje nuk ka nguruar që ta shpreh hapur zhgënjimin e saj për Aktin Normativ të qeverisë, me anë të cilit shkurtohet Buxheti i Shtetit, përfshi këtu dhe përgjysmimin e fondeve të përcaktuara për investime në shëndetësi.

“Ore, ku ju çon mushka ju?! Apo mbaruat punë me konçesionet? Rishikohet buxheti, ulja më e madhe në Shëndetësi. Rënia më e madhe në investime do të jetë në sektorin e shëndetësisë, në të cilën kemi përgjysmim të asaj që ishte parashikuar në buxhetin e vjetër. Kështu akti normativ parashikon që në sektorin shëndetësor investimet të bien nga 18 miliardë lekë në 9 miliardë lekë të vjetra”, shkruajti mjekja, Anika Dokle.

Më tej ai ironizon ministrin Beqja ndërsa do të shkruante se: “Dikur pata shkruar: T’u shkurtofshin ditët Ilir Beqaj si ministër i Shëndetësisë! Atij ju shkurtua buxheti!”.

Ky qendrim i mjekes ka ngjallur një solidaritet edhe të bashkëbiseduesit e saj në rrjetin social Facebook, ku njeri prej tyre ishte dhe gazetari Ylli Dylgjeri.

Në një koment të tijin kushtuar drejtuesve të sektorit të shëndetësisë, Dylgjeri tregon eksperiencën e tij në një prej spitaleve shtetërorë në Qëndrën Universitare, “Nënë Tereza”.

Pasi falenderon ekipin e mjekëve për punën e bërë, ai denoncon kushtet skandaloze që ekzistojnë në spitalet e kësaj qëndre.

“Ju them miq që ishte një ambjent skandaloz, që vetëm për të semurë kardiakë nuk ishte. Ambienti ofronte temperaturën e jashtme të këtyre ditëve të nxehta, deri në 38 gradë, dhe sikur të mos mjaftonte i nxehti përvëlues, në pasdite të sulmonin mushkonjat nga dritaret me rrjeta të shqyera. Vetëm duke e jetuar vetë, e kupton se si është gjendja në shëndetësi sot. Kështu, duke iu drejtuar Ministrit Ilir Beqja në veçanti, dhe drejtorise se QSUT, do të thërrisja fort: Mos gënjeni më o mashtrues! Lëvizni nga karriket dhe shikoni si vuajnë pacientet në këtë vapë përveluese. Rregulloni hotelerinë e spitaleve e pastaj mendoni për dhënien e konçesioneve! Regulloni WC-të, se janë bëre më të pista se Ju”, shkruante Dylgjeri.

Ka qenë plotësisht dakord, vajza mjeke e deputetit socialist, me këtë përshkrim të situatës në të cilën ndodhen sot spitalet shtetërore shqiptare, të bërë nga Dylgjeri, pasi në përgjigje ajo shprehet: “Të lumtë pena! Kohë më parë unë pata shkruar: Beqaj, u bëfsh për Q.S.U.T.! Vetëm kështu mund të marrësh vesh ku i dhemb e ku i djeg Shëndetësisë”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522