Hulumtuesit e Universitetit të Navarra-s në Spanjë kanë arritur në një përfundim mbresëlënës: konsumi i arrave dhe llojeve tjera të bajameve është vërtetuar të këtë efekte pozitive shëndetësore. Hulumtimi në fjalë u publikua në revisten Nutrition dhe nxiti shumë kundërthënie.
Në fakt hulumtuesit mblodhën të dhëna për pesë vite rresht mbi konsumin e bajameve tek 17 184 pjesëmarrës të cilët dy herë në vit i’u përgjigjen një pyetësori përmes internetit, online në lidhje me sasinë e konsumit të bajameve.
Nga rezultatet u dëshmua se individët të cilët konsumuan bajame të paktën dy herë në javë kishin 56% më pakë gjasa të vdekshmërisë të cfarëdo shkaku sesa ata të cilët konsumuan bajame fare pak ose kurrë.
Kështu autorët konkluduan se konsumi i bajameve është negativisht i lidhur me vdëkshmërinë e cfarëdo shkaku.