Studimi më i fundit ishte një studim i randomizuar ku u përfshin 26 subjekte në numër të barabartë 13 femra e 13 meshkuj, me peshë normale dhe moshë mesatare 35 vjeç. Rezultatet treguan se sasi më të mëdha fibrash mundësonin më shumë kohë në stadin e thellë të gjumit ndërkohë që konsumi i yndyrave dhe sheqernave në sasi të lartë vononte rënien në gjumë dhe prishte ekuilibrin e ciklit të gjumit. Zbulimi më befasues i këtij studimi ishte se edhe një ditë e vetme dieta e së cilës ishte e varfër në fibra dhe e pasur në yndyra ishte në gjendje të ndikonte në parametrat e gjumit.
Le të marrim në konsideratë tre problemet më të zakonshme të gjumit lidhur me mungesat apo pamjaftueshmërinë e vitaminave dhe mineraleve në dietën ushqimore:
Turbullira në të fjeturit: magnezi luan rol kyç në fiziologjinë e gjumit. Insomnia është një nga simptomat që shkaktohet nga deficiti i magnezit i cili mund të jetë edhe shkaku i depresioneve në shkallë të rëndë dhe sëmundjeve mendore.
Turbullira gjatë të fjeturit: suplementet e kaliumit janë të dobishme në këtë rast. Kaliumi gjendet në formë pilule po është më e rekomandueshme ta përfitosh në gjendje të papunuar nga burime natyrale. Edhe pse gjerësisht kur mendohet për kaliumin mendohet se banania përmban vlerat më të larta, kjo nuk është tërësisht e vërtetë. Bananet përmbajnë sasi të konsiderueshme të këtij minerali po burime më të rëndësishme mbeten bathët, zarzavatet jeshile, avokadot dhe patatet.
Ndjësi lodhjeje gjatë ditës: Ekziston një lidhje e fortë midis gjumit të zgjatur gjatë ditës dhe deficitit të vitaminës D. Burimi më i mirë i vitaminës D janë rrezet e diellit po jo të gjithë munden ta përfitojnë në këtë mënyrë për shkak të klimës apo kancerëve të lëkurës ndaj mund ta kompensojnë duke konsumuar disa lloje peshqish, të verdhat e vezëve apo qumësht.
Zbulimi se dieta ushqimore mund të influencojë gjumin dhe anasjelltas ka përfitime në fushën e shëndetësisë pasi i jep rol gjumit në zhvillimin e çrregullimeve kronike si hipertensioni, diabeti apo sëmundjet kardiovaskulare./wespeakscience