Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

A shkaktohet diabeti nga stresi? Ja çfarë thonë shkenctarët

$
0
0

ImagesQë ëmbëlsirat shkaktojnë diabetin dihet, por është dhe stresi ai që ndikon tek kjo sëmundje. Shkenctarët thonë se niveli i lartë i stresit mund të shkaktoje diabet të tipit 2.

Psikologët morën në intervistë më shumë se 1.5 milionë meshkuj në Suedi për të parë se si do e përballonin ata stresin. Ky vëzhgim u krye për 25 vite rresht, që të kontrollojnë zhvillimin e diabetit tek ta.

Meshkujt që e menaxhonin stresin më keq, kishin 1.5 herë gjasa më shumë për t`u sëmurur, në krahasim me ata që janë më elastikë. “
Stresi kronik dëmton aftësinë e trupit për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak,”- ka thënë  autori i studimit, Casey Crump.

Kjo ndodh sepse niveli i lartë i kortisolit, harmoni që luan rol në përgjigjen ndaj stresit, rrit nivelin e sheqerit në gjak. Kur jeni gjatë gjithë kohës në ankth, trupi nuk e ul dot në nivel normal sheqerin në gjak.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Trending Articles