(Pamje dhe arsye, që do tju bëjnë ti thoni jo Pepsi-t dhe Coca-Cola-ës…) Këto nuk janë dhëmbët e një të moshuari, por të një fëmije në Australi që ka pirë rregullisht “Pepsi”.
Dentistja kirurge, Sophie Beaumont, nga një spital dentar në Melburn, Australi, ka publikuar disa pamje, që do ju bëjnë të mos pini më Pepsi. Ajo thotë se, ka ekzaminur mbi 1 mijë fëmijë, që i kanë dhëmbët e shkatërruar për shkak të këtyre pijeve.
Edhe ky studim konfirmon faktin se një kanaçe 330 ml me “Pepsi” apo dhe “Coca-Cola” përmban plot 10 lugë çaji me sheqer, më shumë se sasia e rekomanduar për një ditë.
Natyrisht, listës nuk i shpëtojnë as pijet e tjera freskuese me apo pa gaz që përmbajnë sheqer dhe përbërës të tjerë, të dëmshëm për shëndetin.
Prandaj zgjidhja më e mirë, e ndonjëherë edhe më e lirë mbetet: shtrydhja e një lëngu frutash me dorën tënde./jetaoshqef.al/