Quantcast
Channel: Shëndeti – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Deri tani e keni përdorur gabim deodorantin

$
0
0

01-deodorant-rexDeodoranti përdoret në mënyrë masive nga njerëzit për të luftuar erën e keqe, mirpo e kemi përdorur gabim deri më tani.

Shumë studime kanë gjetur se përdorimi i produkteve që luftojnë erën e keqe mund të jetë i panevojshëm për shumë njerëz. Një hulumtim ka gjetur se ekziston një gjen i veçantë i cili mund të zbulojë nëse djersët tuaja do të prodhojnë erë të keqe trupi.

Kur shikuan nëse njerëzit prodhonin dyll veshi të thatë ose të lagësht, hulumtuesit gjetën se njerëzit të cilët prodhonin dyll të thatë veshi kishin gjithashtu edhe mungesë të një përbërësi nën sqetulla me të cilin ushqehen bakteret ,e cila krijon erën e keqe të trupit.

Trupi në vetvete është pa erë, megjithatë era e keqe krijohet kur bakteret reagojnë në lëkurën me djersë, duke lëshuar më pas një përbërës që prodhon erën e keqe.

Një studim më i madh, nga Universiteti i Bristolit, analizoi pjesëmarrësit në Britani dhe zbuloi se njerëzit të cilët nuk e prodhonin këtë lloj përbërësi erë-shkaktues, ende e përdorin deodorantin, që nuk do të duhej në fakt.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2522

Trending Articles